Pensionohet edukatorja gjilanase, Zijavere Rukovci
Pas dekadash të tëra përkushtimi me profesionalizëm në arsim, është pensionuar edukatorja Zijavere Rukovci.
“Për dekada me radhë, znj. Zijavere edukoi dhe frymëzoi breza të tërë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e nxënësve dhe kolegëve. Shtatori i ardhshëm do të jetë ndryshe pa praninë e saj, por shembulli, vlerat dhe kontributi që la pas do të mbeten gjithmonë frymëzim për ne”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Kolektivi e ka falënderuar me me mirënjohje të thellë, për gjithçka që i dha shkollës duke i uruar shëndet të plotë, lumturi, qetësi dhe shumë momente të bukura në këtë kapitull të ri të jetës.
“Faleminderit për gjithçka, e nderuara Zijavere Rukovci! Kontributi juaj do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë. Urime dhe respekt për punën shumëvjeçare të edukatores Zijavere Rukovci!”, thuhet në fund të njoftimit të SHFMU “Selami Hallaçi”, Gjilan. /2LONLINE/
