DYLON

Pensionohet drejtori, Marjan Ukaj

Pensionohet drejtori, Marjan Ukaj
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim personelin arsimor të shkollës së mesme fillore të ulët “ Dom Mikel Tarabulluzi” nga Stubëll e Epërme e Vitisë, në krye me drejtorin e deritanishëm Marjan Ukaj i cili është pensionuar.

 Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka falënderuar atë për punën e bërë si drejtor i shkollës por edhe për kontributin e tij të dhënë për vendin që nga vitet e 80-ta duke ja ndarë atij  një mirënjohje.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti e ka çmuar lartë kontributin e tij të dhënë ndër vite dhe i uroj z. Ukaj pensionim të mbarë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.