DYLON

Pensionohet drejtori i SHFMU “Fan S. Noli”, Mustafa Rrudhani

Pensionohet drejtori i SHFMU “Fan S. Noli”, Mustafa Rrudhani
Avatar photo Redaksia

Pas më shumë se 15 viteve në krye të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Fan S. Noli”, drejtori Mustafa Rrudhani është pensionuar, duke përmbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm të kontributit të tij në arsim.

EkoHigjiena

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Arsimit, Afrim Dervishi, kanë vizituar shkollën për t’i shprehur falënderimet e tyre për përkushtimin dhe profesionalizmin e Rrudhanit gjatë gjithë këtyre viteve.

Ata vlerësuan lart rolin e tij si drejtues dhe mësimdhënës, duke theksuar se shumë breza nxënësish janë edukuar nën udhëheqjen dhe mësimet e tij.

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Dervishi i uruan pension duke i dëshiruar shëndet e qetësi pranë familjes dhe të afërmve të tij, duke e falënderuar për kontributin e çmuar në zhvillimin e arsimit në komunë.

Edhe kolegët e familjarë të pranishëm në pensionimin e tij, i shprehën mirënjohje për punën e tij shumëvjeçare.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.