DYLON

Pensionohet Dr. Sejdulla Mahmuti

Pensionohet Dr. Sejdulla Mahmuti
Avatar photo Redaksia

Sot është pensionuar Dr. Sejdulla Mahmuti, mirënjohje dhe respekt për një karrierë të përkushtuar në Spitalin e Gjilanit.

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Afrim Cana theksoi se është kënaqësi dhe nder që sot ta përcjellin në pension një profesionist të përkushtuar dhe një njeri me dimension të jashtëzakonshëm human.

EkoHigjiena

“Gjatë gjithë karrierës suaj keni dëshmuar profesionalizëm, përkushtim dhe mbi të gjitha humanizëm. Madhështinë tuaj profesionale dhe njerëzore nuk e keni mbajtur vetëm për vete, por e keni ndarë me kolegët dhe brezat që kanë punuar pranë jush”, ka thënë Cana.

Ai tha se shpreson që ky shembull i Dr Mahmutit të ndiqet edhe nga të tjerët dhe të përcillet më tej me të njëjtin përkushtim dhe dashamirësi.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar ndër vite, menaxhmenti i Spitalit e nderon me mirënjohje, si shprehje e respektit për punën, profesionalizmin dhe kontributin e tij në shërbim të pacientëve dhe institucionit.

“Me punën, profesionalizmin dhe humanizmin tuaj, keni lënë gjurmë të rëndësishme në institucionin tonë. Ju falënderojmë për gjithçka që keni dhënë ndër vite dhe ju urojmë shëndet dhe momente të bukura në kapitullin e ri të jetës”, ka thënë Afrim Cana, drejtor i Spitalit.

Në fjalën e tij, Dr. Sejdulla Mahmuti theksoi se gjatë gjithë karrierës së tij është përpjekur vazhdimisht ti shtyjë proceset përpara dhe të jetë bashkëpunues me të gjithë kolegët.

Ai u shpreh i lumtur për punën e realizuar gjatë viteve të shërbimit në Spitalin Regjional të Gjilanit, duke veçuar edhe realizimin e ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale dhe kontributin e dhënë në zhvillimin e shërbimit të kirurgjisë në Anamoravë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.