Pensionohet Dr.Musë Jashari
Sot është pensionuar Dr.Musë Jashari, mirënjohje dhe respekt për një karrierë të përkushtuar në Spitalin e Gjilanit.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Dr.Afrim Cana theksoi se është kënaqësi për të që sot ta përcjellin në pension një profesionist të përkushtuar në fushën e Ortopedisë, ku gjatë karrierës së tij ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim në punë.
“Në shenjë mirënjohjeje për kontributin tuaj të çmuar ndër vite, menaxhmenti i Spitalit ju nderon me këtë mirënjohje, si shprehje e respektit për punën, profesionalizmin dhe kontributin tuaj në shërbim të pacientëve dhe institucionit”, ka thënë drjetori Cana.
Ai ka falënderuar Dr Musë Jasharin për gjithçka që ka dhënë ndër vite, duke i uruar shëndet dhe momente të bukura në kapitullin e ri të jetës. /2LONLINE/
