DYLON

Pensionohet Ajshe Damati Bekteshi

Pensionohet Ajshe Damati Bekteshi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në një takim rasti znj. Ajshe Damati Bekteshi, me rastin e pensionimit të saj pas një karriere 38-vjeçare në shërbim të institucioneve publike.

Gjatë këtij takimi, u vlerësua lart kontributi i saj shumëvjeçar, i cili nisi në fushën e arsimit, ku ajo ka shërbyer me përkushtim, në veçanti si drejtoreshë e çerdhes publike “Gëzimi ynë” në Viti, dhe më tej angazhimi i saj në Gjykatën në Viti.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti çmoi lartë punën dhe përkushtimin e znj. Damati Bekteshi, duke e cilësuar atë si një shembull të përkushtimit për vendin. Ai theksoi në veçanti rolin e saj si një drejtoreshë e shkëlqyer e çerdhes në Viti, si dhe kontributin e saj në institucione.

Kurse znj. Damati Bekteshi falënderoj ata për vlerësimin e bërë. “Faleminderit nga zemra për këtë vlerësim. Ka qenë nder për mua t’i shërbej komunitetit dhe jam mirënjohëse për mbështetjen gjatë gjithë rrugëtimit tim”, i shpreh ajo.

Në fund të takimit, kryetari Haliti, përveç falënderimeve për kontributin e saj të çmuar, i ndau znj. Damati-Bekteshi një mirënjohje për punën e bërë ndër vite, duke i uruar një pensionim të mbarë dhe me shëndet.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.