Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësit vitias, Ramize Murati dhe Bajrush Demiri, të cilët sapo kanë dale në pension.
Me këtë rast ai i falënderoj ata për kontributin e dhënë në arsim ndër vite, duke e çmuar lartë punën e tyre në arsimimin e gjeneratave të shumta. Ai i falënderoj ata për punën e tyre. Kryetari Haliti,
tha se si institucion komunal kemi vendosur që të zhvillojmë traditën e respektimit të atyre që në veçanti kanë kontribuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinjë. Gjithashtu ai ju ka ndarë atyre nga një mirënjohje.
Fjalë miradije për mësimdhënësit patën edhe drejtorët e shkollave IAAP ” Jonuz Zejnullahu”- Viti dhe SH.F.M.U ” Dëshmorët e Vitisë”- Viti ku edhe ata kanë punuar si dhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti. /2LONLINE/