DYLON

Pensionohen mësimdhënësit vitias, Emrush Zuka dhe Ramiz Limani

Pensionohen mësimdhënësit vitias, Emrush Zuka dhe Ramiz Limani
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë pritur sot në takim dy mësimdhënësit, Emrush Zuka dhe Ramiz Limani që janë pensionuar.

Gjatë këtij takimi, u vlerësua lart kontributi i çmuar që dy mësimdhënësit kanë dhënë ndër vite për arsimin në këtë komunë. Kryetari Haliti i falënderoi ata për përkushtimin shumëvjeçar, duke i cilësuar si mësimdhënës të jashtëzakonshëm që kanë ndikuar drejtpërdrejt në formimin e shumë gjeneratave.

EkoHigjiena

“Ju uroj një pensionim të mbarë e të rehatshëm, duke ju inkurajuar që të vazhdoni të jeni aktivë dhe të jepni kontributin tuaj në interes të komunitetit,” u shpreh ndër tjerash kryetari Haliti.

Gjithashtu, fjalë mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e tyre pati edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, e cila vlerësoi rolin e tyre kyç në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor në komunën e Vitisë.

Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, kryetari Haliti u ndau atyre nga një mirënjohje.

Përndryshe Emrush Zuka u pensionua pas 42 viteve kontribut në fushën e arsimit, kryesisht në shkollën e Pozheranit.

Kurse Ramiz Limani u pensionua pas 25 viteve përvojë pune në shkollat e fshatrave Stubëll dhe Letnicë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.