DYLON

Pensionohen mësimdhënësit Ramiz Hasani dhe Adile Halimi Sahiti

Pensionohen mësimdhënësit Ramiz Hasani dhe Adile Halimi Sahiti
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti dhe bashkëpunëtorë, pritën në takim mësimdhënësit Ramiz Hasani dhe Adile Halimi Sahiti, të cilët kanë përfunduar karrierën e tyre profesionale në arsim me pensionim.

Gjatë takimit u vlerësua lart kontributi shumëvjeçar i tyre në arsimin e komunës. Kryetari Haliti, duke i uruar pensionimin, I ka falënderuar për përkushtimin dhe punën e palodhshme, duke theksuar se kanë lënë gjurmë të qëndrueshme në formimin e shumë gjeneratave të nxënësve.

EkoHigjiena

Edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, shprehu mirënjohje për rolin e tyre në ngritjen e cilësisë së procesit edukativo-arsimor në Viti. Në shenjë respekti, kryetari Haliti u ndau nga një mirënjohje.

Adile Halimi Sahiti pensionohet pas 35 vitesh punë si mësimdhënëse klasore në fshatin Smirë, ndërsa Ramiz Hasani pas 33 vitesh kontribut si mësimdhënës i artit figurativ në shkollën e fshatit Kabash. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.