Pensionet Milaim Hetemi, Teknik i Shërbimit të Stomatologjisë
Pas 45 vitesh përvojë pune, u pensionua Milaim Hetemi, Teknik i Shërbimit të Stomatologjisë, njofton Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Gjilan.
Në prezencë të menaxhmentit, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Hetemi, u vlerësua lartë kontributi shumëvjeçar i tij, me ç’rast u dorëzua mirënjohje dhe fjalë rasti nga Udhëheqësja e MF, Dr. Fatime Sadiku e cila e falënderoi thellësisht për punën e palodhur, gjersa Shefi i Shërbimit të Stomatologjisë Dr. Taulant Ramadani tha se Milam Hetemi mbetet një prej figurave të veçanta të institucioneve të shëndetësisë së Gjilanit.
Mirënjohje ndau edhe kryeinfermierja Violeta Mustafa Hasani.
Milaim Hetemi filloi punën qysh nga viti 1980, për të përmbledhur plot 45 vite kontribut.
Ka qenë themelues i Sindikatës së Pavarur për të drejtat e punëtorëve shëndetësor së Komunës së Gjilanit, gjatë regjimit të asaj kohe.
“Profesionist, e i dashur, ashtu u përcoll me respekt e fjalë krenarie.I urojmë shëndet e mirëqenie në kapitullin e ri të jetës”, thuhet nç njoftimi ne QKMF-së. /2LONLINE/
