DYLON

Peneli i deportuar kthehet si feniks

Peneli i deportuar kthehet si feniks
Avatar photo Redaksia

Nga: Avni Xh. Behluli – kurator i ekspozitës

Ishte kënaqësi të bashkëpunoja me krijuesin Zeqirja Rexhepi, rreth përgatitjes së kësaj ekspozite.

EkoHigjiena

Mbrëmë në Galerinë e Arteve në Gjilan, në një atmosferë feste, me ekspozitë retrospektive, në shenjë të 70-vjetorit të lindjes dhe 45-vjetorin e krijimtarisë, shpërfaqi 45 vepra arti, piktori gjilanas që jeton në Kanada, Zeqirja Rexhepi.

Në këtë ekspozitë, piktori Rexhepi na sjell një pjesë të kujtesës historike, dhimbjes dhe krenarisë shqiptare.

Ekspozita nuk përçonte vetëm harmonin e ngjyrave, formave e metaforave ,por edhe një pjesë të shpirtit të tij, të cilën e përjetoi populli i Kosovës gjatë luftës së viteve 1998/99. Këto përjetime piktori Rexhepi i shpërfaqi përmes komponenteve figurative në tablotë e tija, duke përshkruar në formën më bashkëkohore këto imazhe dhimbjeje e krenarie.

Piktori Zeqirja Rexhepi, është piktor kërkues i shprehjeve dhe mediume bashkëkohore, i cili i qëndron besnik figuracionit në hapësirë, duke krijuar lojën e subjekteve me format tjera për ta përmbyllë ngjarjen në fjalë.

Narrativa e gjithë këtyre veprave, shpërfaq emocion, ndjeshmërinë e shpirtin të trazuar të artistit, në mes të dy periudhave: Para viteve 1999, ku përfshinë jetën e tij në Kosovë dhe asaj në Kanada, e të gjitha këto ndërtojnë një jetë të tërë të artistit Zeqirja Rexhepi.  /2LONLINE/