DYLON

Pendohet Zejnuallhu, thotë se kurrë më nuk niset për në Siri

Avatar photo Redaksia

24- vjeçari Mentor Zejnullahu nga fshati Tërpezë e Vitisë, thotë se është penduar që kishte tentuar të shkonte në Siri. 24- vjeçari Mentor Zejnullahu nga fshati Tërpezë e Vitisë, thotë se është penduar që kishte tentuar të shkonte në Siri për të luftuar përkrah organizatës terroriste, ISIS.

Ai thekson se më asnjëherë nuk do të tentojë t’ i bashkohet kësaj organizate. Duke mos dashur të prononcohej, tregon se me pjesëtarë të kësaj organizate terroriste kishte rënë në kontakt nëpërmjet rrjeteve sociale, raporton KTV, ndërsa pohon se nuk i di emrat e tyre, pasi kanë nofka të veçanta.

EkoHigjiena

Babai i tij, Baftiu, shprehet i lumtur që djali i tij është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi dhe për këtë gjë falënderon Policinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Ai ka theksuar se Mentori asnjëherë nuk kishte shprehur agresivitet dhe nuk kishte dhënë ndonjë paralajmërim të tillë, transmeton koha.net. Madje, disa ditë para se të nisej, ai i kishte dhënë para, pasi që Mentori i kishte thënë se po shkonte në bregdetin shqiptar.

Mentori është arrestuar të shtunën në aeroportin e Rinasit në Tiranë, derisa dëshironte të shkonte në Turqi, ku aty thotë se e prisnin pjesëtarë të ISIS-it.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.