DYLON

Penda e Livoçit synohet të bëhet park modern dhe atraktiv

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Penda e Livoçit po synohet të bëhet një park modern dhe rekreativ, i cili do të mund të shfrytëzohet nga gjilanasit për aktivitete të ndryshme, thtonë autoritetet komunale.

Për të diskutuar këtë çështje, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është takuar me Chas Van Genderen – specialist i parqeve nga Montana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Afërdita Krasniqi – përgjegjëse për kulturë në Ambasadën Amerikanë në Kosovë, Sali Shoshi – shef i zyrës së Trashëgimisë Kulturore pa Kufi dhe Arben Islami nga organizata “Hiking Njeri”.

EkoHigjiena

Specialisti i parqeve nga Montana e SHBA-ve, Chas Van Genderen, është shprehur se në këtë vend do të mund të bëhej një park modern, që do të mund të vizitohen nga qytetarët e Gjilanit, të Kosovës si dhe do të mund të bëhej vend atraktiv për turistë nga e mbarë bota.

Ai tha se brenda pak kohësh do ta bëjë planin e studimit të këtij parku dhe do të dalë me propozim konkret se si do të duhej të bëhej ky vend atraktiv.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka falënderuar z. Vand Genderen për përkushtimin e tij dhe të Ambasadës Amerikane në Kosovë për ta ndihmuar Gjilanin me këtë projekt, duke ofruar ndihmën dhe bashkëpunimin e plotë të institucioneve komunale.

Nga ky takim studimi u tha se fillimisht duhet të pastrohet penda nga ujërat e zeza e më pas të fillohet me projektin për rregullimin e parkut atraktiv dhe modern për qytetarët e Gjilanit.

Ky projekt pritet të financohet nga Ambasada Amerikane në Kosovë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.