DYLON

Penalltia e realizuar nga Krasniqi i solli Dritës fitore dhe tri pikë të reja

Penalltia e realizuar nga Krasniqi i solli Dritës fitore dhe tri pikë të reja
Avatar photo Redaksia

Drita ka shënuar fitore minimale, por të vlefshme ndaj Llapit, në ndeshjen e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në Futboll.

Goli i vetëm i realizuar nga Besnik Krasniqi nga pika e bardhë (minuta 33′) i solli Dritës tri pikë të reja.

EkoHigjiena

Kujtojmë se pikërisht ky lojtar u ndëshkua me të kuq (minuta e 76’) dhe më shumë se 15 minuta, Drita luajti me një lojtar më pak, por ia arriti me sukses ta ruaj rezultatin.

Kështu skuadra gjilanase, kampionia aktuale e Superligës, dalëngadalë po ngjitet kah kreu i tabelës së klasifikimit, momentalisht radhitet në pozitën e tretë me 20 pikë, tri më pakë se Ballkani që është i dyti dhe gjashtë më pak se Prishtina që kryeson tabelën.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.