/2L ONLINE/ – Poetët Basri Çapriqi dhe Halil Matoshi. e ndanë çmimin-poezia më e mirë e lexuar në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës 2016 ”, në të cilën aktivitet letrar të manifestimit “Flaka e Janarit 2016”, punimet e tyre i kanë lexuar krijues nga pjesë të ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria, Maqedonia e Lugina e Preshevës.
Arsim HALILI ( Bujanoc ), Odise PLAKU (Tiranë ), Alisa VELAJ, (Vlorë ), Selvete ABDULLAHU, (Gjilan ), Alketë SPAHIU, (Gjilan), Nuhi SADIKU, ( Shtime ), Mehmetali REXHEPI ( Gjilan ), Sarë GJERGJI, ( Viti ), Myrvete OSMANI, ( Vushtri ), Azem DELIU, (Skenderaj ), Nikollë SPATHARI, (Durrës ), Sami VELÇANI, Durrës ), Ruzhdi META, (Durrës ), Nehas SOPAJ, ( Shkup ), Sevdail DEMIRI, ( Kumanovë ), Zejnepe ALILI – REXHEPI, (Tetovë ), Mexhid MEHMETI, ( Fushë Kosovë – Preshevë), Ibrahim KADRIU ( Prishtinë – Gjilan) Linditë DODA, ( Burrel ), Bardhyl MALIQI, (Sarandë ), Pajtim ÇAUSHI, (Sarandë ), Basri ÇAPRIQI ( Prishtinë – Ulqin ), Halil MATOSHI ( Prishtinë – Kamenicë ). Po ashtu i pranishëm ishte edhe poeti nga Danimarka, Michael Enevoldsen si mysafir poet ndërkombëtar që deklamoi një poezi të tijen.
Përndryshe, “Pena e Flakës”, iu përkushtua shkrimtarit të shquar gjilanas, Beqir Musliut, në 20 vjetorin e shkuarjes së tij në amshim që, koincidoi edhe me 25 vjetorin e themelimit të këtij Manifestimi, pjesë e të cilit ishte edhe në aktin themelues e, edhe në pesë manifestime, radhazi ( 1992 – 1996 ). Për të foli sdudijuesi dhe kritiku Prend Buzhala.
Ndërkohë, pas Orës së Madhe letrare u bë edhe shpallja e rezultateve të konkursit shpërblyes në poezi dhe prozë.
Juria e konkursit letrar “Flaka e janarit” 2016 në përbërje: Sinan Sadiku, Albina Idrizi dhe Aziz Mustafa vlerësoi se konkursi letrar ishte tejet i suksesshëm. Me këtë rast njëri nga ta Sinan Sadiku tha se në konkurs kishin ardhur 81 poezi, rreth një e treta e të cilave me vlera të mirëfillta artistike, ndërsa gjysma e tyre janë veçuar në rrethin e ngushtë për shpërblime.
“Juria është e kënaqur me nivelin artistik të poezive dhe konsideron se ka prurje të reja edhe sa i përket gjuhës poetike, edhe sa i përket ritmit dhe ndërtimit të vargjeve e edhe sa u përket ideve, temave dhe shprehjes emocionale”, tha ai.
Sipas tij, pas leximit, rileximit, dhe vlerësimit të poezive nga secili anëtar veç e veç, juria është takuar dhe pas propozimeve, diskutimeve e arsyetimeve në mënyrë unanime ka vendos të shpërblehen poezitë:
1. Vendi i parë, “Rrena më e bukur…”, shifra “Ëndrra `16”
2. Vendi i dytë, “Gardhi”, shifra “Shuej”
3. Vendi i tretë, “N`amë të fjalve”, shifra “Blina”
Sadiku ka thënë po ashtu se në konkurs kishin konkurruar krijues me 35 tregime. “Vlerësojmë se është ruajtur niveli i viteve të kaluara edhe sa i përket sasisë e edhe sa i përket cilësisë”, tha ai.
Juria ka vendos të shpërblehen tregimet:
1. Vendi i parë, “Letër nga larg”, shifra, “Artemisa 2016”
2. Vendin e dytë e ndajnë tregimet: “Dhimbje e bardhë”, shifra “Pengu i jetës” dhe “Njeriu i marrë”, shifra “Sheshi pa lule”
3. Vendi i tretë, “Kokën tuaj do ta hani”, shifra “Lisi i ahut”
“Po ju njoftoj se janë eliminuar disa poezi dhe tregime për shkak se nuk u janë përmbajtur kritereve të konkursit. Konkretisht janë eliminuar pesë poezi, sepse e kanë tejkaluar dukshëm numrin e vargjeve të parapara në konkurs. Po ashtu janë eliminuar dy tregime, njëri për arsye se autorja në vend të shifrës e ka shënuar emrin dhe tjetri për arsye se e ka tejkaluar numrin e faqeve”, tha tutje Sadiku.
Përndryshe, për botim në revistën letrare – kulturore “Agmia” propozohen poezitë: “Sagë për Doruntinën, shifra “Konstandini”; “Koha ime e arnuar”, shifra “Krizantema”; “Ara – mara”, shifra “Flaka e janarit – 2016”; “T`braktisunit”, shifra “Moza”; “Prishtina”, shifra “Makoti”; “Misteri”, shifra “Andy”; “I mbrojtur nga vetja, ju dhe të tjerët”, shifra “Monologu”; “Bisedë me një grua të palumtur”, shifra “Faqja 97 e ditarit” dhe “Ikonë flijimi”, shifra “Jeta”.
Po ashtu për botim propozohen tregimet: “Ma kujto buzëqeshjen cicërimë”, shifra “Cicërima”, “Përtej lartësive”, shifra “Dardani” dhe “Të dashurosh ilirishte”, shifra “Fyelli ilirik”. /2L ONLINE/