DYLON

Pejës i shtohet një klubi i ri i karatesë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  Qytetit të Pejës i është shtuar klubi me i ri i Karatesë “Arena”, themelues i të cilit është mjeshtri i këtij sporti bujar, Bajram Desku, me përvojë 20 vjeçare si trajner i dëshmuar.

Desku filloj të merret me karate që nga viti 1981 ku ishte anëtarë i ekipit ish-”Partizani” te Pejës, pjesëmarrës i shumë garave dhe fitues i medaljeve gjerë ne vitin 1990, pastaj,  ne vitin 1993 se bashku me disa kolegë te klubit, fillon angazhimin si trajner i klubit te Karatesë ”Peja” deri në tetor 2013, e ku nga tani është themelues i klubit të ri atij të quajtur “Arena”.

EkoHigjiena

Desku ka thënë se klubi i i karatesë “Arena” është themeluar si nevojë e kohës dhe kërkesë të shumë karateistëve. “Synimet e klubit për të ardhmen ndërlidhen me krijimin e një shkolle “Akademie” për sportistët e rinj të karatesë si dhe përgatitjen e sportistëve pejan e kosovarë për garat kombëtare e ndërkombëtare”, ka thënë Desku, që njëherësh  është edhe instruktor i shkalles 5-Dan dhe refer kombëtar i Kosovës prej vitit 2000.

Sipas tij , K.K.”Arena” do të jetë porta hyrëse e karateistëve tanë kudo në botë. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.