PDSH nuk merr pjesë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë

PDSH nuk merr pjesë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë

PDSH nuk merr pjesë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë. Këshilli Qendror i Partisë, vlerëson se nuk janë pjekur kushtet për pjesmarrje.

Partia Demokratike Shqiptare që udhëhiqet nga Ragmi Mustafa, përmes një deklarate për media ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, që do të mbahen këtë vit.

“Këshilli Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me zgjedhjet presidenciale në Serbi që do të mbahen gjatë këtij viti, vlerëson se nuk janë pjekur kushtet për pjesmarrjen e shqiptarëve në votim për president të Serbisë”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Sipas PDSH-së deri më tani asnjë nga presidentët, por as këta të radhës në garë nuk kanë shprehur gatishmëri për zgjidhjen e problemit të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, prandaj Këshilli Qendror fton elektorin e Partisë Demokratike Shqiptare por edhe gjithë shqiptarët e tjerë në Luginë të Preshevës që mos t’i përgjigjen zgjedhjeve për president të Serbisë.

Burimi: Titulli.com

KOMENTE