Sot zyrtarisht u bë hapja e fushatës zgjedhore nga dega e PDK-së në Gjiëan, me prezantimin e kandidates për kryetare të Gjilanit dhe kandidateve të LISTËS FITUESE për asamblenë komunale nga ud. i kryetarit të degës, z. Riad Rashiti.
Ud. Kryetarit të degës, z. Riad Rashiti, u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së më 17 tetor në komunën e Gjilanit. Ai theksoi se lista e PDK-së, është lista më gjithëpërfshirëse; ku përfshin kandidatët më të mirë të mundshëm dhe nga secila shtresë e qytetarëve, gjë e cila tregon seriozitetin e PARTISË DEMOKRATIKE që asnjë shtresë apo komunitet të mos ndihet i papërfaqësuar. Tridhjetë e tetë (38) kandidatët tonë janë BOSHTI i implementimit të programit qeverisës për RIMËKËMBJEN E QYTETIT; dhe janë lokomotiva e fitores së kandidatës sonë.
Z. Rashiti nënvizoi se, mbështetja për kandidaten, znj. Leonora Bunjaku, dhe për kandidatët e listës fituese të PDK-së, nga vizitat dhe komunikimi me qytetarë në terren sa vjen e shtohet. Befasia e kësaj fushate është se kandidatura e znj. Leonora Bunjaku po gjen mbështetje të madhe TEJPARTIAKE. Kjo mbështetje vjen për faktin se, kandidatja jonë, së bashku me kandidatët për asamble, shihen si alternativa e vetme kundrejt pushtetit aktual, i cili zyrën e kryetarit të komunës tash e 4 vite e ka shndërruar në ‘AGJENSION TELEGRAFIK’, ku qeveriset përmes SMS-ve nga persona me korrespondencë; dhe flluskave POPULISTE (fatmirësisht tashmë po pëlcasin si balonat!) që tentoheshin të paraqiteshin si ndryshim.
PROGRAMI QEVERISËS i udhëhequr nga kryetarja e ardhshme e komunës së Gjilanit, znj. Leonora Bunjaku do të implementohet sipas ‘’INSTIKTIT TË NËNËS’’; Dorë e cila simbolizon PËRKUJDESJEN dhe INTERVENIMIN e institucioneve komunale, ku do të orientohet në 4 fusha kryesore të cilat janë prekur nga situata me pandeminë dhe të cilat kërkojnë trajtim EMERGJENT:
– PËRKUJDESJE DHE MIRËQENIE SOCIALE;
– SHËRBIME TË SHTUARA SHËNDETËSORE;
– PJESËMARRJE DHE GJITHËPËRFSHIRJE TË FËMIJËVE NË INSTITUCIONET EDUKATIVO – ARSIMORE DHE OFRIM TË STAFIT MBËSHTETËS PËR SHKOLLA;
– INTERVENIM NË EKONOMINË LOKALE.
Krejt për fund, falënderim i veçantë shkon për shkëlqesin e saj, ish-ambasadoren e Republikës së Kosovës në Uashington, znj. Vlora Çitaku, e cila e ka mbështetur fuqishëm znj. Bunjaku që nga momenti i kandidimit të saj për kryetare dhe për deputeten e kuvendit të Kosovës, znj. Blerta Deliu-Kodra; prezenca e të cilave dëshmon besimin e madh në integritetin, kompetencën dhe profesionalizmin e Leonorës për t’ja kthyer DINJITETIN komunës.
Na priftë e mbara e shihemi në festën madhështore të fitores më 17 tetor!
#BashkëPërGJILANIN
#BashkëPërLeonorënKryetare
#BashkëPërListënFituese
#BashkëVotojmëNumrin177
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/