/2L ONLINE/ – Kryetari i porsazgjedhur i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, Zenun Pajaziti, të parët i ka takuar sot, kryetaret e nëndegëve, të cilët i ka falënderuar për angazhimin e tyre të përhershëm në mbështetjen, organizimin, zgjerimin dhe rritjen e PDK-së, duke informuar ata për vendimin unanim të kryesisë, që ai të udhëheq degën e Gjilanit.
Ai para kësaj strukture të rëndësishme, e ka çmuar lartë, kontributin e madh që kanë dhënë kryetarët e nëndegëve së bashku me aktivistët dhe mbështetësit e tjerë të shumtë, në të gjitha periudhat, kur ishte mirë por edhe kur ishte keq partia.
“Kryesia e degës, unanimisht, më dha besimin duke më obliguar me një përgjegjësi të madhe për ta udhëhequr degën bashkë me ju. I vetëdijshëm për sfidat që na presin, mora këtë obligim për t’ia kthyer fitoren Partisë Demokratike, e cila padrejtësisht iu është marr juve. E them kështu me përgjegjësi, duke e njohur thellësisht fuqinë tuaj, vullnetin dhe sakrificën që treguat pandalshëm”, tha ai.
“Duke e njohur po ashtu potencialin tuaj, të pakrahasueshëm me atë që po qeverisë sot komunën, dhe njëkohësisht për shkak të kërkesave të qytetarëve, e rinisë, e kulturës, artit, arsimit dhe e shtresave të tjera, rikthimi i PDK-së është i domosdoshëm…”, deklaroi tutje Pajaziti,
Përndryshe, ai u zotua edhe para kësaj strukture se me besim të plotë se bashku, por dhe me të gjithë të tjerët që i bashkohen PDK-së, për të cilët, dera e këtij subjekti është e hapur gjithmonë, do t’ia dalin mirë e mbarë.
Në fund të takimit, kryetari i PDK-së Zenun Pajaziti, paralajmëroi agjendën e aktiviteteve të tij, të takimeve intensive, me të gjitha strukturat e partisë, duke potencuar Këshillin Drejtues, në plan të parë, si takim të radhës dhe me strukturat tjera duke potencuar se takimet do të mbahen edhe me grupe të ndryshme të shoqërisë në Gjilan.
Nga ana tjetër, kryetarët e nëndegëve shfaqën gatishmërinë dhe sigurinë e tyre në mbështetje të plotë të kryetarit e degës Zenun Pajaziti. /2L ONLINE/