/2L ONLINE/ – Shumë ministra të qeverisë së Republikës së Kosovës e kanë vizituar gjatë vitit të kaluar, por edhe këtë vit zyrën e Lutfi Hazirit në Gjilan, mjaftë shumë premtime e propagandë politike bënin në këto takime, thuhej se e tërë vëmendja e Prishtinës është kthyer nga Gjilani, kuptohet sipas kryetari të komunës, por asnjë euro nuk po e investojnë në Gjilan, përkundrazi ata i kanë bllokuar të gjitha projektet kapitale të nisura nga qeverisja e PDK-së, shprehet Riad Rashiti anëtar i KK Gjilan nga radhët e PDK-së.
“Disa herë gjatë këtij viti është mashtruar qytetari i Gjilanit, nga deklaratat e Lutfi Hazirit se janë thyer kufijtë buxhetor për komunën e Gjilanit për 4 milion euro, ku edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal u mashtrua opinioni, se kinse qenkan zotuar mjetet financiare për projektin e rrugëve në katër korsi në hyrje të qyteti, mirëpo ministri i infrastrukturës Lutfi Zharku i demantoi këto deklarime të kryetarit të komunës dhe të zyrtarëve tjerë komunal të Gjilanit”, ka thënë Rashiti, për të shtuar se ai dje, ka bërë me dije dhe ka konfirmuar për media se edhe me rishikim të buxhetit të këtij viti, nuk bënë të preken kufijtë buxhetor, si dhe nuk ka mundësi buxhetore për të përkrahur projektet e Gjilanit gjatë këtij viti, duke premtuar prap si zakonisht, se vitin tjetër do të bëhet mirë.
“Gjilani është bllokuar keq, nuk ka asnjë zhvillim pozitiv, po degradohen të gjitha të arriturat e bëra deri në vitin 2013, qeverisja komunale e Lutfi Hazirit po e ha vetveten bashkë me grantet e donatorëve dhe të mirat e qytetarëve të Gjilanit, të cilët po kërcënohen drejtpërdrejt nga kryetari Haziri për shlyerjen e borxhit që kanë ndaj komunës. Hazir ka harruar se nuk mund të ketë komunë të pasur e me qytetarë të varfër”, ka thënë Rashiti i PDK-së /2L ONLINE/