DYLON

PDK: Vetëvendosje në Gjilan po përgatitet për rolin opozitar

PDK: Vetëvendosje në Gjilan po përgatitet për rolin opozitar
Avatar photo Redaksia

“Veprimet e Vetëvendosjes në Gjilan, janë shenjë e mirë, po përgatiten për rolin opozitar nga vjeshta e këtij viti. Çdo herë kanë dit me bo mirë opozitën, ndërsa për qeverisje krejt mbrapsht”, thuhet në një komunikatë të PDK-së së Gjilanit, ilustruar me foto të banerave që sot janë vendosura nga Vetëvendosje edhe në foltoren e kuvendit komunal edhe në hyrje të objektit ku është salla e Kuvnedit.

Sipas PDK-së, Gjilani ka nevojë për ndryshime të roleve të subjekteve politike.

EkoHigjiena

“Nga vjeshta 2025, ata që dinë dhe munden do të qeverisin me komunën e Gjilanit, ata që janë veç për me fol, me u anku dhe me u viktimizu, do ta kenë rastin e mirë në katër vitet e ardhshme”, thuhet në komunikatën e PDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.