DYLON

PDK: Të rinjtë e Karadakut edhe kësaj here dëshmojnë mbështetjen për PDK-në dhe Dekadën e Re

PDK: Të rinjtë e Karadakut edhe kësaj here dëshmojnë mbështetjen për PDK-në dhe Dekadën e Re
Avatar photo Redaksia

“Të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë të ndalur. Fryma e Dekadës së Re ka kapluar rajonin e Karadakut ku u mbajtën kuvendet zgjedhore në këtë zonë me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të të rinjve nga kjo anë”, thuhet në komunikatën e Komisionit për Organizimin e Zgjedhjeve të RDK-së, në Gjilan.

Në këtë zonë u zhvilluan tre kuvende zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës,në nëndegët e Llashticës, Lladoves dhe Shurdhanit me mbikëqyrjen nga Dega në Gjilan dhe qendra.

EkoHigjiena

Në nëndegën e Llashticës, në një frymë garuese dhe me shumë të interesuar për të qenë pjesë e strukturës së RDK-së,u zgjodh kryesia e re, delegatët për kuvendin e Degës dhe kryetari i ri. Për kryetar të Rinisë Demokratike të rinjtë e Llashticës zgjodhën studentin e kriminalistikës Imran Ibishi.

Edhe në nëndegën e Lladovës me një pjesëmarrje të kënaqshme të të rinjve dhe nga një garë e ngushtë mes dy pretendentëve, kryetare u zgjodh studentja e Adisa Ajeti.

“Ndërsa në nëndegën e Shurdhanit të rinjtë e kësaj pjese ju përgjigjën pozitivisht thirrjes për tu bërë pjesë e Dekadës së Re të PDK-së. Pjesëmarrja e të rinjve ishte impresionuese dhe shumë kualitative ku u zgjodhën kryesia e re, delegatët dhe kryetari. Kryetar u zgjodh student i fakulteti juridik Rilind Ferati”, ka bërë të ditur, Komisioni Zgjedhor për Rini, Dega e PDK-së, Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.