“Është programi i qartë dhe implementues i rimëkëmbjes, pa alternativë, për zhvillimin e Kosovës, për mirëqenien e familjeve dhe qytetarëve tanë, ai, i cili është arsyeja për t’i dhënë besimin PDK-së”, thuhet në komunikatë ne PDK-së së Gjilanit.
“Fundja, këtë përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, PDK e ka dëshmuar edhe në kohën sa ishte në pozicionin e saj opozitar, por jo opozitë ndaj shtetit dhe interesave të qytetarëve, – tha në këtë takim, kreu i degës, Qemajl Mustafa, i cili dha një mori arsyesh për prezantimin dinjitoz të performimit të PDK-së në mandatet e saja qeverisëse po edhe të asaj çfarë në të vërtetë po afron sot PDK-ja për të nesërmen”, vazhdon tutje komunikata.
“Kryetarët e nëndegëve, me këtë rast, morën detyrat për operim në terren me zotimin për angazhim intenziv, serioz e të përgjegjshëm për fitoren e PDK-së më 14 shkurt”, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së së Gjilanit.