• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Politikë

PDK: Të gjithë në këmbë për ta ndalur të keqen që po i kanoset Gjilanit

Redaksia 2LONLINE 6 Nëntor, 2013 3 min
 PDK: Të gjithë në këmbë për ta ndalur të keqen që po i kanoset Gjilanit

Gjilan – (2LONLINE) –  Në takimin e sotëm të Shtabit Zgjedhor me kryetarët e nëndegëve dhe kandidatët për këshilltar, shefi i Shtabit Zgjedhor Izmi Zeka ka thënë se duke e ditur potencialin dhe forcën reale të PDK-së në Gjilan, ne do të rikonsolidohemi dhe do t’ia kthejmë fitoren Partisë Demokratike më 1 dhjetor të këtij viti.

Ndërkaq nga ana e tij kandidati për kryetar Qemajl Mustafa, tha se qytetari i Komunës së Gjilanit nuk e duron në udhëheqje të Komunës sojin e Lutfi Hazirit, ku pasojat e qeverisjes së tij shtatë vjeçare edhe sot janë të freskëta si: keqpërdorimet e fondit për tërmetin e 2002-shit në Gjilan, ndërtimet e shumta pa leje, sidomos të disa rrokaqiejve në tërë Komunën, konfliktet ndërnjerëzore e politike e shumë të zeza të tjera, të cilat në ditët në vijim do t’ia themi në mënyrë të argumentuar një nga një.

“Imperativ i ardhjes sonë në qeverisje ka qenë sjellja e frymës së çlirimtarëve dhe i frymës progresiste. Këtë e kemi arritur dhe do të vazhdojmë ta pasurojmë edhe më fuqishëm. Tashmë po e bëjmë koalicionin e gjërë për Gjilanin. Kushdo që ka menduar se jemi dorëzuar, e ka gabim; ashtu siç Çerçilli pas pushtimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Gjermania, deklaronte se na sulmuan në pabesi, por ne do të qohemi të gjithë në këmbë dhe do të sulmojmë e mbrohemi nga toka, deti e ajri, por një gjë nuk do ta bëjmë kurrë – nuk do të dorëzohemi”, ka thënë Mustafa, për të shtuar se “pikërisht ashtu edhe ne në PDK, do të dëshmojmë se jemi të pamposhtur dhe se vështirësitë na fuqizojnë dhe tek tani do ta shohim PDK-në e vërtetë – PDK-në fituese. Unë jam i bindur se do ta bëjmë këtë; jam i bindur se do të fitojmë”. /2lonline/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në

3 Tetor, 2023
Nacionale

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023
Gjilan

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit,

3 Tetor, 2023
Shneta

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023
Lajme të ngjashme

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore

3 Tetor, 2023

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

3 Tetor, 2023

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023

Aktakuzë kundër dy personave‘ për “Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

3 Tetor, 2023

Arianit Islami bëhet Doktori i parë i shkencave në fushën e Aviacionit Civil në Kosovë dhe Shqipëri

3 Tetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com