DYLON

PDK: Takimi i radhës i Pajazitit bëhet me qytetarët e lagjes Dardania 1

PDK: Takimi i radhës i Pajazitit bëhet me qytetarët e lagjes Dardania 1
Avatar photo Redaksia

Problemet me të cilat preokupohen banorët e lagjes, ishin temë e diskutimit, të Zenun Pajazitit, kandidatit të PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit dhe qytetarëve të lagjes Dardania 1.

Kryesisht, banorët u fokusuan tek lumi Mirusha. Problemi i ujërave të zeza, ende rëndon mbi banorët e lagjes. Kryetari i Komunës Lutfi Haziri, siç duket asnjë projekt nuk ka arritur ta finalizojë siç duhet. Fjalë, fjalë, fjalë, e pak punë, kështu mund të cilësohet puna e kryetarit në ikje, Lutfi Haziri, u tha në këtë takim.

“Banorët e lagjes ofruan mbështetjen e tyre për Kryetarin e ardhshëm z. Zenun Pajaziti, duke shprehur bindjen e tyre se gjatë qeverisjes së tij, këto probleme dhe shumë çështje të tjera do të zgjidhen në mënyrën më të mirë”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

EkoHigjiena

Sponsorizuar nga PDK

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.