DYLON

PDK: S’heqim dorë nga kryetari sepse shkelim Kushtetutën

Avatar photo Redaksia

Lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot takim me Kryetarët e Degëve të PDK-së, si dhe takim me Grupin Parlamentar të PDK-së.

“Në të dy këto takime i është dhënë mbështetje e plotë Kryesisë së PDK-së në angazhimet e saj konstruktive për tejkalimin e ngërçit politik dhe për themelimin e institucioneve shtetërore.

EkoHigjiena

Ne kemi ritheksuar se qasja bllokuese e Bllokut opozitar është e papranueshme dhe se bllokimi i konstituimit të Kuvendit është në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës, si dhe shkon në dëm të stabilitetit institucional të vendit.

Po ashtu, kemi shprehur respekt për interesimin e Presidentes së Republikës së Kosovës rreth situatës së krijuar, duke vlerësuar rolin e saj kushtetues si unifkuese dhe garantuese e funksionimit kushtetues të institucioneve shtetërore.

PDK ka mbështetjen e plotë të të gjitha strukturave të saj për të vazhduar rolin e saj konstruktiv dhe proaktiv në procesin e themelimit të institucioneve shtetërore, si dhe fton edhe partitë e tjera parlamentare që të heqin dorë nga bllokada institucionale dhe t’i hapin rrugë implementimit të vullnetit qytetar, të shprehur në zgjedhjet e 8 qershorit, që ka nxjerrë PDK-në si fituese të zgjedhjeve dhe mandatare për themelimin e Qeverisë së ardhshme të Republikë së Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se konstituimi sa më i shpejt i Kuvendit është i domosdoshëm dhe duhet të ndodh në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO 119/14, si dhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit, që i garantojnë PDK-së, si grupit më të madh parlamentar të drejtën e patjetërsueshme dhe të patransferueshme për të nominuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

PDK mbetet e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë për të mirën e vendit dhe për themelimin e shpejtë të institucioneve shtetërore, por gjithmonë në pajtim me vullnetin e shprehur të qytetarëve të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën e vendit”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.