/2L ONLINE/ – Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, sot iu ka bashkuan edhe një grup I të rinjve, thuhet në një njoftim të këtij subjekti politik. Anëtarësimin e sotëm të këtij grupi të të rinjve, e ka përshëndetur Zenun Pajaziti kryetar i degës së PDK-së. “Me ardhjen e këtyre të rinjve sot në PDK po tregojmë se jemi forcë politike dhe e admiruar nga të gjitha shtesat e komunës sonë por në veçanti nga rinia gjilanase”, ka thënë ai.
Pajaziti u ka bërë thirrje edhe të rinjve tjerë që vullnetshëm t’I bashkohen PDK-së dhe të ndjehet tamam si në shtëpinë e tyre. “PDK tanimë ka plane për hapësirë më të madhe për veprim dhe aktivite rinore. Rinia do të jetë gurthemel i platformës sonë për një Gjilan, çfarë e meritojnë qytetarët e komunës pa dallim”, ka thënë I pari I PDK-së në Gjilan Zenun Pajaziti.
Ndërkaq nga e tyre të rinjtë që u anëtarësuan në PDK, të ndjerë të kënaqur me pritjen e ngrohtë që u bëri kryetari Zenun Pajazit, shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për një angazhim, në të mirë të rinisë dhe qytetarisë në përgjithësi, me besimin se PDK do ta kthej shpresën tek rinia dhe qytetaria e komunë së Gjilanit. /2L ONLINE/