DYLON

PDK reagon për gjendjen e varrezave në qytetin e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Gjendja në varrezat e qytetit të Gjilanit është e papranueshme nga mbeturinat dhe hapësira tejet e kufizuar për varrimin e të vdekurve, që po bëhet në mënyrën skandaloze, ndërsa institucionet komunale nuk janë të angazhuara aspak për tu kujdesur në mirëmbajtjen e varrezave të qytetit edhe pse janë dhënë disa tenderë për këtë punë”.

kështu thuhet në një reagim të PDK-së së Gjilanit, sipas të cilit subjekt , po ashtu vendi se ku po varrosen të vdekurit në qytetin e Gjilanit është e papranueshme. Hedhja e kamionëve me dhe, pastaj rrafshimi i dheut, për të varrosur të vdekurit është skandaloze. Familjarët të cilët po i përcjellin më të dashurit e tyre nga kjo jetë, po ndihen të revoltuar me gjendjen dhe vendin se ku po i varrosin ata.

EkoHigjiena

“Për këto tri vite të kësaj qeverisje komunale, asnjëherë nuk është diskutuar në Kuvendin Komunal, çështja e gjetjes së hapësirë së përshtatshme për varrezat e reja të qytetit të Gjilanit. Kuvendi Komunal i Gjilanit duhet menjëherë ta trajtojë këtë problem serioz dhe në bashkëpunim me Kadastrën dhe Bashkësinë Islame të Kosovës në Gjilan, të përcaktohet vendi adekuat për varrezat e qytetit të Gjilanit”, thuhet në fund të reagimit të PDK-së së Gjianit, subjekt ky opozitar. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.