Përgjithësisht, logjika e të funksionuarit brenda Vetëvendosjes mbështetet në absolutizëm. Përderisa je i integruar në këtë subjekt; je i mirë, i pa korruptuar, intelektual, patriot, e epitete të tjera rutinore që jemi mësuar t’i dëgjojmë tani e sa kohë.
Në momentin që pikëpamjet ndryshojnë dhe largohesh nga subjekti i tyre, menjëherë fillojnë linçimet dhe akuzat nga më të ndryshmet. Është logjikë bazike e të funksionuarit brenda këtij subjekti.
Ky është kundër reagimi i PDK-së së Gjilani, i bërë përmes Zyrës për Informim, ndaj reagimi të Vetëvendosjes.
Përndryshe shih shkrimet:
Vetëvendosje: Në PDK shkoi i përjashtuari nga Lëvizja!
PDK-ja e Gjilanit: Po na kthehen aktivistët për ta rikthyer fuqishëm fitoren tonë
Në këtë kundër reagim tutje thuhet:
“Reagimi i Vetëvendosjes në thelb është kontradiktor. Përse deri tani nuk i keni treguar opinionit publik për “largimin” e Naim Beqirit nga subjekti juaj, mirëpo vetëm pasi i lartcekuri u largua nga subjekti juaj me arsyetime totalisht reale, ju filluat t’i adresoni këto akuza ndaj tij që s’janë aspak reale.
Komisionerët e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 11 qershorit, kanë shkaktuar më së shumti parregullsi në Gjilan. Kujtojmë rastin në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, në klasën 0401d/17r janë vërtetuar se kandidatët tuaj kanë 97 vota më shumë se subjekti. Përse deri më sot asnjëherë nuk e keni trajtuar këtë çështje në formë publike.
Dhe në fund, fatmirësisht po ju referoheni Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës. Është pozitive, nëse thelbësisht nuk është mashtrim. Kujtojmë sulmet me ngjyrë dhe linçimet publike që ju si subjekt ia keni bërë Institucionit gardian të Kushtetutës, siç është Gjykata Kushtetuese. Ju Kushtetutën e përdorni si kartëmonedhë politike, dhe e akceptoni vetëm kur është në favor të subjektit tuaj. Ju me veprimet e juaja jo pak herë e keni cenuar rënd Kushtetutën”,thuhet në fund të kundër reagimit bërë nga Zyra për Informim e PDK-së, së Gjilanit.