DYLON

PDK, pro kërkesave të nxënësve maturantë

PDK, pro kërkesave të nxënësve maturantë
Avatar photo Redaksia

PDK shpreh qëndrimin e saj publik pro realizimit të ekskursioneve për nxënësit e shkollave të mesme të komunës së Gjilanit.

Përmes një komunikatë, PDK-ja  shpreh qëndrimin: “Pas shqyrtimit të dokumentacioneve dhe Udhëzimit Administrativ 02/2016 nga MASHT, dhe këshillimit me komisionin për arsim brenda degës sonë, konstatojmë që ndalimi i ekskursionit nuk ka bazë ligjore, dhe si i tillë nuk e ka përkrahjen tonë si subjekt”.

EkoHigjiena

Më tej thuhet se: “qëllimi dhe karakteri i çdo ekskursioni përpos rekreacionit, padyshim që në vetvete ka për mision edhe njohjen nga afër me historinë e kulturën e vendit të predestinuar. Me një fjalë, ekskursioni mësimor është formë e veprimtarisë jashtëshkollore të mësimnxënies.

Rekomandojmë maturantët që të kenë maturi e sjellje të dinjitetshme karshi rregullave.

Çdo bashkërendim me mësimdhënësit e prindërit, ekskursionet do t’i bëj më të sigurta për të gjithë”, thuhet në fund të komunikatës së PDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.