Kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli ka zhvilluar tubimin e radhës me banorët e fshatit Përlepnicë. Fshati i cili simbolizon sakrificën dhe krenarinë e ka mirëpritur me entuziazëm të lartë liderin i cili dikur ishte prijës i Luftës Çlirimtare e tani do të jetë prijës i Luftës Kundër Korrupsionit.
Kryetari Veseli ka falënderuar përzemërsisht banorët për përkrahjen e vazhdueshme dhe ka vlerësuar e nderuar figurën e shquar të kombit shqiptar, dëshmorin Zija Shemsiu duke theksuar se para 30 vitesh e kishte vizituar së bashku me Presidentin Hashim Thaçi këtë fshat të kryengritësve e heronjëve.
PDK – Dega në Gjilan