DYLON

PDK: Pavarësisht statusit paszgjedhor, do t’i qëndrojmë besnik elektoratit tonë

PDK: Pavarësisht statusit paszgjedhor, do t’i qëndrojmë besnik elektoratit tonë
Avatar photo Redaksia

Në takimin me nëndegët e PDK-së, Kryetari e degës, Zenun Pajaziti, i falënderoi kryetarët e nëndegëve për angazhimin e tyre të sinqert në fushatën zgjedhore, me të cilin dëshmuan se Dega e PDK-së në Gjilan, mund të bëj kthese të rëndësishme.

Pasi bëri thirrje për vazhdimin e punës dhe konsolidimin e mëtejmë të nëndegëve, Pajaziti, duke folë për rezultatin e njoftoi forumin e nëndegëve edhe lidhur me situatën paszgjedhore, me ç’rast, ai theksoi se PDK në Gjilan, akoma nuk ka qëndrim zyrtar lidhur me përcaktimin e degës për balotazhin e dy subjekteve tjera politike (LDK dhe LVV).

“Pavarësisht spekulimeve eventuale, dega e PDK-së në Gjilan, vazhdon të mbetet subjekt serioz dhe i përgjegjshëm, duke i qëndruar besnik programit dhe platformës së saj politike, në cilindo opcion të mundshëm. Ndërkaq, në relacion me aktivistët tonë të devotshëm dhe elektoratin në përgjithësi, ne do të jemi korrekt dhe transparent për çfarëdo qëndrimi politik që marrim, në këtë drejtim, gjithmonë duke pasur parasyshë interesin e PDK-së dhe të qytetarëve të Gjilanit, në përgjithësi”, theksoi me këtë rast,  Pajaziti

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.