DYLON

PDK: Pavarësisht se është në pushtet, LDK në Gjilan do të pësojë humbje

PDK: Pavarësisht se është në pushtet, LDK në Gjilan do të pësojë humbje
Avatar photo Redaksia

Duke qenë në pushtet, LDK, respektivisht kandidatët e saj për deputet të Parlamentit të Kosovës, e kanë shfrytëzuar këtë “privilegj” në Gjilan, për t’i bërë reklamë vetit, me vendosjen e posterëve në objektin e Administratës Komunale në Gjilan, duke shkelur kështu rregullat zgjedhore të përcaktuara me ligjin zgjedhor të Republikës së Kosovës, thuhet në reagimin e PDK-së, së Gjilanit.

LDK në Gjilan, jo vetëm me ktë, por ajo po i mashtron dhe po i shantazhon qytetarët e Gjilanit, me projekte, sidomos të infrastrukturës rrugore, etj, me realizimin e të cilava ka filluar pikërisht tash në fushatë zgjedhore, po edhe në prag të zgjedhjeve komunale, që do të mbahen në fund të këtij viti, thuhet në reagimin e PDK-së.

EkoHigjiena

Prandaj, kërkojmë nga organet përkatëse të ndërmarrin veprimet ligjore për pengimin e këtyre shkeljeve, me të cilat LDK-ja tashmë është e mësuar, thuhet në fund të reagimi të  PDK-së.

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.