/2L ONLINE/ – Me raportin nëntëmujor të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisiti dhënë nga drejtori Valon Shefkiu, e ku sipas tij ka pasur suksese të mëdha, nuk është pajtuar PDK-ja Dega në Gjilan e cila përmes një reagimi ka bërë të ditur se Sektori i Urbanizmit dhe Inspeksionit e kanë degraduar tërësisht rendin dhe standartin e ndërtimeve në Gjilan, ndërsa në tërë raportin e punës së kësaj drejtorie është paraqitur vetëm një sukses sipas tyre, lidhur me inkasimin e rritur nga lejet e ndërtimit, duke harruar se ajo rritje është rënie shumë e madhe në krahasim me shumfishimin e ndërtimeve që janë bërë vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti, e të cilat nuk janë ndërtuar me leje dhe kanë paguar zero taksa për ndërtim.
/shih paraprakisht shkrimin: Shefkiu: Për nëntë muaj nga lejet e ndërtimit janë inkasuara mbi 500 mijë euro në Gjilan/
Përndryshe, PDK në një reagim në emër të Komisionit për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka bërë të ditur se nuk ka qytetarë në Gjilan që nuk e din se sa shumë ndërtime pa leje po ndodhin në qytetin e tyre, se kush qëndron pas këtyre bizneseve, se si nuk ka respektim të planeve rregulluese urbanistike, se si po u shkatërrohet infrastruktura e qytetit nga mekanizmi i ndërtimeve që po bëhen pa leje dhe në kundërshtim me kushtet dhe kriteret urbanistike.
“Për dy vite komuna e Gjilanit nuk ka marr asnjë veprim të vetëm, për të parandaluar ndërtimet pa leje, e lëre më të bëjë ndonjë rrënim edhe pse inspeksioni vetëm gjatë viti ka marr 30 vendime për rrënim (sipas raportit 9 mujor të inspeksionit), por kush ka guxim ti rrënojë ato objekte, kur drejtori i urbanizmit Valon Shefkiu nuk ka guximin as të paraqes këtë të dhënë zyrtare para publikut. Pas këtyre ndërtimeve pa leje, pa kurfarë kontrolle të cilësisë, pa mbikqyrje fare, pa pagesë të taksave komunale, si dhe pas vendimeve të inspeksionit për rrënime të objekteve pa leje, qëndron biznesi i klasës politike komunale dhe përfitimet e majme që i bëjnë nga katrahurë e urbanizmit” thuhet tutje në këtë reagim.
“Për çdo vendimi të rrënimit, po bëhet biznes dhe përfitim nga zyrtarët e lartë komunal, në mënyrë që ti heshtin ato vendime dhe duke i bërë të pavlefshme. Gjilani po përjeton fatkeqësinë më të madhe në këtë fushë prej se është krijuar ky qytet, sepse as në kohët më të vëshira nuk ka qenë kjo gjendje kaotike pa kurfarë kontrolle dhe pa asnjë lloj mbikqyrje për cilësinë e ndërtimeve të cilat po bëhen tani. E këtë gjendje mund ta quan edhe progres të madh drejtori i urbanizmit, sepse për dike e keqja është e mirë dhe mburret me të”, thuhet n fund të reagimit të Komisionit për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit të PDK-së së Gjilanit. /2L ONLINE/