• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Politikë

PDK paralajmëron padi ndaj Lutfi Hazirit të LDK-së

Redaksia 2LONLINE 9 Nëntor, 2013 6 min
 PDK paralajmëron padi ndaj Lutfi Hazirit të LDK-së

Gjilan – (2LONLINE) – Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan kanë paralajmëruar padi ndaj Lutfi  Hazirit kandidatit të LDK-së për kryetar komune. Ata thanë se  do t’i grumbullojnë të gjitha faktet e dëshmit për manipulime n zgjedhjet e 3 nëntorit si dhe ato që kanë të bëjnë me presionet që po i bënë hairi bizneseve dhe të punësuarve, vetëm e vetëm për të ardhur deri te vota.

Riad Rashiti nga Shtabi Zgjedhor i PDK-së ka thënë se PDk kërkon nga bizneset e Gjilanit që të vazhdojnë aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre afariste në kushte normale dhe mos të bien pre e mashtrimeve dhe ndikimit të kandidatit të LDK-së për kryetar komune Lutfi Hazirit, i cili që nga tani ka filluar presionin ndaj disa bizneseve dhe të punësuarve.

“Ne do ti mbrojmë të gjitha bizneset dhe të punësuarit me të gjitha mekanizmat institucional në komunë dhe të atyre qendrore.  Lutfi Haziri nuk mund ti frikësojë, kërcënojë e manipulojë bizneset e Gjilanit në këtë kohë fushate përes grupës së tij të dyshimtë për vepra të ndryshme në të kaluarën e tij sa ishte në pushtet, por edhe ai vet personalisht nuk do të mundet ta bëjë këtë. PDK  përmes Institucioneve Komunale me të cilat është duke qeverisur dhe do të qeverisë edhe për katër vitet e ardhshme, nuk do të lejojë këto kërcënime, kushtëzime dhe manipulime të ndodhin ndaj bizneseve dhe të punësuarve në to”, ka thënë Rashiti.

Ai tha se janë të angazhuar  dhe duke mbledhur fakte nga tereni për të gjitha këto raste dhe do të ngrisin padi për ti përcjellë me kohë në organet e hetuesisë, ndaj këtyre veprimeve të një kandidati i cili pretendon të qeverisë më komunën përmes mashtrimit të qytetareve, me blerjen dhe manipulimin e votave.

“Ditëve të fundit kandidati i LDK-së Lutfi Haziri, duke e parë dhe ndier humbjen në ballotazh, duke e ditur mirë se më nuk do të mund të blejë, vjedhë dhe manipulojë votën e qytetarëve të Gjilanit sikurse në raundin e parë, ai ka ndryshuar qasjen dhe po tenton blerjen e votës industrial përmes formës tjetër atë të shantazhimit të bizneseve në Gjilan”, ka thënë Rashiti.

Sipas tij, Lutfi Haziri po i mashtron një pjesë të bizneseve sidomos ato ndërtuese, transportuese dhe shërbyese, ai po i premton projekte duke nënshkruar kontrata me ta, po ashtu po i premton tendera bizneseve si dhe po i kërcënon punëtorët me largim nga vendi i tyre i punës. Po ashtu kandidati i LDK-së ka angazhuar grupin e tij të dyshimtë dhe të punësuarit e LDK-së në institucionet komunale dhe ato qendrore për të ushtruar ndikim dhe presion ndaj bizneseve përmes inspektorëve të ndryshëm, duke i detyruar ata që të financojnë fushatën e tij dhe për ta votuar atë në balotazh.

“Që në ditën e parë pas zgjedhjeve, ka filluar largimi i disa punëtorëve nga vendi i punës në disa prej bizneseve në të cilat Luta ka ndikim, shembull është rasti i Hasan Mustafës i cili ka qenë i punësuar në njërin prej bizneseve në Gjilan dhe për arsye të mosbindjes për të votuar kandidatin e LDK-së për kryetar komune, është larguar nga puna. PDK denoncon dhe është kundër veprimeve të tilla që shantazhojnë qytetarët dhe bizneset e Gjilanit. Ne i garantojmë që do të vazhdojmë ti mbështesim bizneset ashtu siç kemi bërë deri më tani. Do të vazhdojmë me krijimin e lehtësirave dhe politikat stimuluese për bizneset në komunë”, ka thënë Rashiti.

Edhe, kandidati i PDK-së  për kryetar komune Qemajl Mustafa që do të ballafaqohet me Hazirin  në garën e  balotazhit me  1 dhjetor, ka thënë  se edhe deklarimet e Hazirit kohëve të fundit  janë deklarime kundërligjore,   dhe se ai po mundohet me manipulua besimin e zgjedhësve,  vetëm e vetëm për të ardhur në pozitë ne kryetarit.

Por, Mustafa ka thënë se  edhe sa ka qenë kryetar komune, në të kaluarën, Haziri  u dëshmua për gënjeshtra dhe se  kjo ishte reflektuar deri te secili qytetarë që e di mirë  prirjen e Hazirit për të mashtruar, ndërsa ja ka përmendur edhe të bëmat e asaj kohe, që kanë të bëjnë me ndërtimet pa leje, falimentimet e bizneseve, privatizimin e pronave publike, keqpërdorimi ne mjeteve të tërmetit e shkelje të tjera, në kohën kur me Gjilanin qeveriste LDK dhe Haziri ishte kryetar.  /2lonline/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë

25 Shtator, 2023
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

25 Shtator, 2023
Gjykatë/Prokurori

Organizohet dita e dhurimit vullnetar të gjakut në sistemin prokurorial

25 Shtator, 2023
Gjilan

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023
Lajme të ngjashme

Prokuroria Speciale konfirmon gjetjen e trupit të pajetë të pjesëtarit të tretë të grupit terrorist dhe sekuestron një sasi të konsiderueshme të armatimit

25 Shtator, 2023

Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

25 Shtator, 2023

Organizohet dita e dhurimit vullnetar të gjakut në sistemin prokurorial

25 Shtator, 2023

Gjilan: Arrestohen dy të dyshuar për shantazh

25 Shtator, 2023

Ministria e Mbrojtjes hapë konkurs për shkollim në Akademitë Ushtarake të SHBA-ve

25 Shtator, 2023

Osmani: Republikën e Kosovës nuk do të arrijë askush ta gjunjëzojë e ta përulë, derisa ka vajza e djem si Afrimi…

25 Shtator, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com