DYLON

PDK: Nuk e përkrahim ngritjen e taksave për leje ndërtimi të propozuar nga Vetëvendosje në Gjilan

PDK: Nuk e përkrahim ngritjen e taksave për leje ndërtimi të propozuar nga Vetëvendosje në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan ka analizuar dokumentacionin e ofruar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPMM), respektivisht Rregulloren e re mbi Taksat Administrative të propozuar nga qeverisja komunale e Vetëvendosjes, për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifen për rritje të densitetit në infrastrukturë, e cila ishte në rend dite në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm të dokumentacionit të ofruar nga DUPMM, shihet se për llogaritja e të dhënave nuk është në përputhje me realitetin dhe se brenda saj shihen manipulime të qëllimta, vetëm e vetëm që të arrihet synimi i ngritjes së taksave përkatëse dhe atë në përqindje tepër të lartë”, thuhet në komunikatën e PDK-së së Gjilanit.

EkoHigjiena

Më tej, PDk i ka bërë ftesë Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit që të rishikojë materialin përkatës dhe të bëjë korrigjimin e duhur në harmoni me gjendjen faktike, por edhe duke i sugjeruar që të përfillen hapat dhe procedurat para se të dërgohet për aprovim në Kuvendin Komunal.

“Poashtu, paralajmërojmë dhe ftojmë Kryetarin e Komunës që të reflektojë dhe të marr masa që kjo drejtori të respektoj ligjet në fuqi, sepse pasojat do të jenë vështirë të riparueshme, thuhet në fund të komunikatës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.