DYLON

PDK ngushëllon familjen Isufi

PDK ngushëllon familjen Isufi
Redaksia

Telegram Ngushëllimi

E nderuar familje Isufi,

EkoHigjiena

Lajmi për ndarjen e parakohshme dhe të papritur nga jeta të më të dashurit tuaj, Bajram Isufi, ishte një goditje e rëndë dhe dhimbje e madhe për familjen, miqtë, si dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër.

Në këto momente të rënda, Partia Demokratike e Kosovës dega në Gjilan, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndan dhimbjen e thellë me familjen Isufi.

Bajram Isufi do të kujtohet gjithmonë me respekt të veçantë si ish-koleg dhe bashkëpunëtor i palodhur ndër vite. Ai la gjurmë të pashlyeshme me kontributin e tij të çmuar në strukturat e PDK-së, në institucionet komunale dhe në ndërmarrjet publike të Gjilanit.

Ai ndoqi me nder traditën e lavdishme të familjes së patriotit Idriz Seferi, duke i shërbyer atdheut me përkushtim në çdo periudhë.

Humbja e tij është e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë komunitetin tonë.

I lehtë qoftë dheu i tokës së Kosovës.

Lamtumirë, Bajram!

PDK – Dega Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.