/2L ONLINE/ – Në një takim me të gjitha strukturat, aktivistët dhe simpatizantët PDK në Gjilan ka shënuar 17 vjetorin e themelimit. Manifestimin në emër të kryesisë dhe kryetarit të degës Zenun Pajaziti, e ka hapur sekretari i degës Shefik Surdulli, dukei përshëndetur të pranishmit, ndërsa i ka uruar dhe falënderuar për këtë përvjetor të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, për kontributin dhe anagazhimin e tyre, të cilët siç tha ai, janë më meritorët për zhvillimin dhe rritën e PDK-së.
“ Ju sigurojmë që me një angazhim të shtuar bashkë me ju, do të rikthehemi aty ku qytetarët na duan , në qeverisjen e komunës, aty ku PDK qeverisi dinjitetshëm për dy mandate. Përvjetorin e 18 –të, do ta festojmë me fitorën e PDK- së” ka thënë Surdulli.
Ndërsa në emër të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, të pranishmit I ka përshëndetur, sekretarii përgjithshëm z.Bastri Musmurati, i cili ka thënë se dega e PDK-së në Gjilan nga themelimi i saj e deri në këtë përvjetor ishte njëra ndër degët më të organizuar, prandaj pikërishtë për këtë, dega dhe kryetari I saj Zenun Pajaziti, e ka mbështetjen e fuqishme të kryetarit të PDK-së z.Kadri Veseli. /2L ONLINE/