DYLON

PDK në Gjilan nominon Riad Rashitin kandidat për kryetar komune në garën e zgjedhjeve lokale 2025

PDK në Gjilan nominon Riad Rashitin kandidat për kryetar komune në garën e zgjedhjeve lokale 2025
Avatar photo Redaksia

Sot, me vota unanime kryesia e degës dhe struktura e Partisë Demokratike në Gjilan, nominuan kandidaturën e z. Riad Rashiti për të garuar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Z. Rashiti, plotëson të gjitha kriteret e nevojshme për të garuar nën llogon e PDK-së, sepse rrugëtimi i tij politik tashmë i ka përmbushur pothuajse dy dekada.

EkoHigjiena

Ai përherë ka treguar stabilitet politik, përkushtim, besueshmëri, dije e guxim, thuhet në njoftim.

Dy mandate asambleist i dalluar në Kuvendin Komunal të Gjilanit, dy herë drejtor drejtoratesh, kandidat për deputet e tashmë edhe kryetar dege.

Përtej pozicioneve politike, ai është profesionist i përkushtuar në lëminë e ekonomisë, e ku ka përfunduar edhe magjistraturë në Universitetin e Lublanës në drejtimin menaxhment financiar, fushë në të cilën operon tash e sa vite në sektorin privat.

Kjo e bën atë një kandidat të kompletuar, i cili sjell dije praktike, vizion zhvillimor dhe lidership të dëshmuar, thuhet tutje në njoftim.

Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan beson fuqishëm se z. Riad Rashiti është njeriu i duhur për të udhëhequr komunën në një fazë të re të zhvillimit dhe transformimit, thuhet në fund të njoftimit të PDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.