PDK: Në fushatën e LDK-së, mësimdhënësit gjilanas, pre e shantazheve të pushtetit

PDK: Në fushatën e LDK-së, mësimdhënësit gjilanas, pre e shantazheve të pushtetit

Lutfi Haziri dhe LDK-ja e tij, duke e ndjerë disfatën gjithnjë e më afër, po e keqpërdorin pushtetin për nevoja të fushatës zgjedhore, në të gjitha segmentet e qeverisjes komunale, thuhet në reagimin e PDK-së.

Në iftarin e LDK-së të organizuar për sonte, në orën 20:00, në rest. DAJTI, në kuadër të fushatës parazgjedhore, militantët e saj, zyrtarë në DKA, po i ftojnë mësimëdhënësit, duke i mashtruar, se kinse Drejtoria Komunale e Arsimit, e ka organizuar këtë iftar, për ti detyruar ata që t’i bashkëngjiten fushatës falce të LDK-së. Ndërkaq, përmes mesazheve në rrjetet sociale, ata po ftojnë edhe në emër të kryetarit të Komunës, z. Lutfi Haziri.

Duke mos qenë kjo hera e parë, edhe në tubimet tjera të organizuara nga LDK-ja dhe nga vet kandidatët e saj, mësimdhënësit e shkollave të caktuara, janë nxjerrë jasht mësimit, për t’iu bashkëngjitë fushatës parazgjedhore të LDK-së.

Prandaj, institucionet kompetente të shtetit, Ministria e Arsimit në këtë rast, duhet të ndërmarrin masa për ta penguar këtë fenomen të abuzimit më shkollën, mësimdhënësit dhe nxënësit, për nevoja politike, thuhet në fund të reagimit.

SHZ PDK Gjilan / Departamenti per Media/

*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017

 

KOMENTE