PDK mobilizohet edhe në Përlepnicë, Velekincë, Zhegër, Bresalc e Malishevë
Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit ka thënë se PDK po mobilizohet kudo e edhe në Përlepnicë, Velekincë, Zhegër, Bresalc e Malishevë.
Rashiti ka thënë se derisa Përlepnica po mobilizohet për fitoren e madhe në Gjilan, Velekinca është përcaktuar për ndryshim, për një qeverisje që punon dhe nuk dështon, Zhegra nuk harron ata që premtuan, mashtruan dhe dështuan, Bresalci i mobilizuar për ndryshim, sepse qeverisja e PDK-së e mban fjalën dhe kryen punë, derisa për PDK-në, Malisheva është ndjenja e përkatësisë dhe krenarisë për Gjilanin.
EDHE PËRLEPNICA MOBILIZOHET PËR FITOREN E MADHE NË GJILAN
Bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal Bujar Nevzatin dhe Arben Mustafën, takuam shtabin e Përlepnicës për mobilizim dhe organizim drejt fitores së madhe për Gjilanin.
Përlepnica asnjëherë nuk ka qenë më e anashkaluar nga investimet e qeverisjes komunale. Premtimet janë harruar, projektet janë lënë pas dore, ndërsa qytetarët janë injoruar.
Me PDK-në në qeverisje, Gjilani dhe Përlepnica do të trajtohen barabarsisht, me investime dhe projekte që e përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë.
Sepse zhvillimi nuk guxon të ndalet te askush dhe asnjë lagje nuk duhet të mbetet pas!
Më 12 tetor, Përlepnica voton për ndryshim dhe për fitoren e madhe të Gjilanit.
VELEKINCA ËSHTË PËRCAKTUAR PËR NDRYSHIM, PËR NJË QEVERISJE QË PUNON DHE NUK DËSHTON
Banorët e saj duan një qeverisje të përgjegjshme, që i shërben qytetarëve dhe i mban premtimet.
Velekinca nuk pranon më premtime dhe arsyetime të kota. Nuk pranon më të injorohet.
Qytetarët duan trajtim të barabartë në investime, transparencë në vendimmarrje dhe projekte konkrete që ndryshojnë jetën e përditshme.
Bashkë me Liresa Kosumi Ibrahimi, si përfaqësuese në Kuvendin Komunal, Velekinca do të trajtohet me dinjitet, çdo projekt do të realizohet, çdo shërbim do të kryhet.
Velekinca meriton zhvillim. Meriton rrugë të rregulluara, infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për çdo familje.
Çerdhe për fëmijë
Ambulantë
Rrugë të reja
Kënde të lojërave
Minifusha sportive
driçim publik
Trotuare dhe mirëmbajtje të infrastrukturës
Ky është vizioni ynë, kjo është e ardhmja që do ta ndërtojmë bashkë.
ZHEGRA NUK HARRON ATA QË PREMTUAN, MASHTRUAN DHE DËSHTUAN
Ata që e keqpërdorën besimin qytetar dhe që për katër vite nuk realizuan asnjë projekt për Zhegrën, do ta marrin përgjigjen e merituar më 12 tetor.
Katër vite mashtruan me ndërtimin e palestrës së sporteve, e shuan në heshtje klubin e hendbollit “Zhegra”, e harruan fushën sportive të shkollës “Agim Ramadani”, rrugët e Zhegrës mbetën në baltë ndërsa kilometra asfalt u shtruan para vilave të pushtetit në kodrat malore.
Asnjë urë, asnjë kanalizim, asnjë trotuar, asnjë dritë për Zhegër.
Por Zhegra nuk fal më. Këtë herë zëri i qytetarëve përmes votës do të jetë shumë i qartë: mjaft me dështime, mjaft me mashtrime.
Me PDK-në në qeverisje, Zhegra nuk do të injorohet kurrë më. Çdo projekt i nisur do të përfundohet, çdo premtim do të mbahet. Ne jemi të dëshmuar me punë dhe vepra, jo me fjalë boshe.
BRESALCI I MOBILIZUAR PËR NDRYSHIM, QEVERISJA E PDK-SË E MBAN FJALËN DHE KRYEN PUNË
Bresalci me gjithë rajonin është anashkaluar plotësisht nga qeverisja aktuale. Asnjë projekt nuk u realizua dhe u keqpërdor besimi i qytetarëve nga ata që fituan pushtetin në zgjedhjet e kaluara.
Qytetarët e Gjilanit nuk falin. Më 12 tetor merr fund dështimi dhe degradimi.
E vetmja rrugë për ndërtim dhe zhvillim është qeverisja e PDK-së. Jemi të dëshmuar me punë dhe vepra. Na duhesh edhe ti për të rikthyer shpresën për qytetarët e Gjilanit.
MALISHEVA, NDJENJA E PËRKATËSISË DHE KRENARISË PËR GJILANIN
Takimi në Malishevë është gjithmonë ndjesi e veçantë. Aty jemi rritur me frymën e veprimtarëve dhe heronjve tanë, dhe kemi mësuar se kurrë nuk është mjaftueshëm për të kontribuar për vendin tënd.
Para bashkëvendasve tanë të Malishevës nuk premtuam, por u zotuam se do të jemi gjithmonë në shërbim të drejtë dhe do të punojmë me krenari për Gjilanin. Sikurse shumë personalitete të tjerë të Malishevës që kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për vendin dhe komunën tonë.
Në këtë takim, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal, Liridon Hajdini dhe Fatime Ademi, ndamë përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen e qytetit tonë.
Gjithmonë jam falënderues për mbështetjen dhe mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të bashkëqytetarëve tanë, për rrugëtimin tonë politik dhe institucional. /2LONLINE/
