“Kontributi për PDK-në është kontribut për shtetësinë e Kosovës, për komunën tonë dhe për qytetarët tanë që e duan këtë vend, – tha Qemajl Mustafa, kreu i degës, gjatë këtij bashkëbisedimi me aktivistët e nëndegës së I-rë, me kryetar Uran Demiri; nëndegës IV – Liridon Hoti, dhe nëndegës VI – Ferat Ferati, kryetar”, thuhet në komunikatë ne PDK-së së Gjilanit
“Punët e mëdha që PDK i ka bërë për shtetin e për Komunën; proceset në të cilat ndodhet shteti i Kosovës, janë arësyet e mjaftueshme për ta vënë PDK-në në krye të shtetit, të cilës fatkeqësisht, sot i mungojnë padrejtësisht liderët e saj: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, etj. Po, edhe kjo është një arsye tjetër që duhet të mobilizohemi për fitoren e PDK-së”, thuhet tutje në komunikatë..
Në anën tjetër, edhe kandidatët e pranishëm: Ilir Tahiri, Hevzi Xhelili e Sami Hoxha, prezantuan arsyet dhe motivin e tyre për kandidim, që siç u shprehën ata, – për ta fuqizuar edhe më PDK pa të cilën Kosova do të futet në një labirinth të rrezikshëm. Po ashtu, në anën tjetër, për t’i dhënë Kuvendit të Kosovës edhe zërin meritor, të munguar të Gjilanit.
“Është për t’u theksuar se nëpër nëndegët tona janë mobilizuar edhe personalitete të nderuara kontributdhënëse prej themelimit të degës, siç është rasti edhe me veprimtarët elitarë të këtyre nëndegëve: Mehmetali Rexhepi, Hetem Kosumi, Sylejman Selishta, Ramadan Ramadani, Shaban Shabani, e shumë veprimtarë tjerë të hershëm e të spikatur”, thuhet në fund të komunikatës.
.