/2L ONLINE/ – Një ministër i shëndetësisë i cili nuk merret me zgjidhjen e problemeve të jashtëzakonshme që ka ky sektorë në Kosovë, por merret me “mahalla” dhe që vendimet skandaloze i merr “bifeve” dhe “kafehaneve” përmes shantazheve me qëllim të realizimit të interesave personale dhe grupore, e assesi në interes të qytetarëve dhe nevojave që kanë pacientët për shërbimet e sistemit shëndetësor, tregon se çfarë ambicie ka ai në mandatin e tij, për ta drejtuar këtë dikaster të rëndësishëm qeveritar.
Kështu thuhet në një reagim të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Degës së PDK-së në Gjilan, për të vazhduar reagimi tutje:
“Një ministër që nuk e njeh partia e tij në qendër, e vjenë të raportojë në një takim në nivel dege dhe nuk bënë asgjë më shumë se një propagandë politike lokale dhe duke e vlerësuar gjendjen në shëndetësi të mrekullueshme, fletfakti edhe për nivelin dhe rolin e këtij ministri, që ka ai në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe në vet partinë e LDK-së.
Edhe deputetja e nderuar e VV Besa Baftiu, do të duhej të shoh realitetin dhe të thotë të vërtetën për gjendjen në shëndetësi, në veçanti aty ku ajo ka theksuar në reagimin e saj për gjendjen në spitalin regjional të Gjilanit. Ne e kuptojmë se për të qenë korrekte është mjaftë e vështirë, e sidomos për ata/ato që janë në politikë bërje dhe shihet se sa shumë është e vështirë për të dhënë një vlerësim korrekt dhe me realitetin.
Deputetja e nderuar, është dashur të niset nga vetja e saj dhe vendi ku punon, sepse e din saktë se si ka qenë në të kaluarën furnizimi me barna në spitalin regjional dhe si ka qenë kohëve të fundit. Edhe pse deputetja punon në spitalin regjional (me gjysëm rroge edhe pse rrin fare pak në vendin e punës që e ka obligim kontraktual), e din shumë mirë se sa kanë blerë barna pacientët në repartin e saj, nëse këtë nuk e din ajo ka mundur edhe të informohet përmes kolegeve të saj.
Ajo e din fare mirë, se furnizimi me barna ka qenë gjithëherë shumë i mirë dhe pacientët shumë radh janë detyruar për të blerë barnat. Por ndoshta deputetja/doktoresha nuk dëshiron të shoh realitetin nga ndikimi madh politik, sidomos nga subjekti ekstremist të cilin e përfaqëson.
Si deputet që është ajo, do të kishte qenë mirë t’ia pasqyrojë publikut edhe gjendjen më të mirë nëse na qenka në komunën e Prishtinës të cilën e qeverisë subjekti i saj politik, apo edhe në QKUK, në mënyrë që të bëjë edhe krahasimin e gjendjes nëpër Kosovë.
Sa i përket asgjësimit të barnave, do të ishte mirë deputetja që të pret ekspertizën që është duke u bërë nga një grup i faramcistave nga Prishtina dhe nuk i takon një deputetes dhe një mjekes që të merreth me shpifjet dhe shantazhet e organizuara dhe bëra nga ministri i shëndetsisë. Sidomos kur dihet se ish-drejtori ka kundërshtuar asgjësimin e barnave në spitalin regjional të Gjilanit edhe pse këtë ia ka lejuar deprtamenti përgjegjës i ministrisë së shëndetësisë. Por së shpejti ky rast do të vërtetohet se ka qenë vetëm një shantazh klasik i organizuar nga politika e LDK-së në Gjilan.
Edhe ministri edhe deputeti duhet ta dijnë se gjatë qeverisjes së spitalit regjional nga Abdylaltif Latifi, gjendja është përmirësuar në çdo aspekt. Ka pasur përmirësime të mëdha në ofrimin e shërbimeve për pacientët, ngritje e disiplinës në punë, rritje të investimeve edhe pse borxhi i trashëguar nga ish drejtori i LDK-së ka qenë 720 mijë euro, ndërsa për dy vite këto borxhe janë zvogëluar në vetëm 41 mijë euro, sipas raporti financiar deri në fund të 9 mujorit 2015. Këto janë informacione zyrtare nga departamenti për nëna dhe fëmijë.
Një ministër dhe një deputete duhet të pajtohen me gjendjen reale, me të kaluarën dhe të tashmen, të vlerësojnë të arriturat dhe të metat, të bazohen në fakte dhe argumente dhe jo në shpifje e shantazhe, si dhe ti besojnë institucioneve të cilat vet i drejtojnë apo punojnë në to, thuhet n ëfund të reagimit të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të PDK-së së Gjilanit”. /2L ONLINE/