(2L ONLINE) – Deputeti Zenun Pajaziti gjatë takimit me disa mësimdhënës ka marrë mbështetjen maksimale të tyre për programin e PDK-së MISIONI I RI dhe Fondi i Punësimit, duke i konfirmuar mbështetje të vazhdueshme jo vetëm me tetë qershor por gjithnjë, sepse program i PDK-së është për të mirën e tyre, të nxënësve, fëmijëve dhe gjithë të rinjëve Kosovar dhe më gjerë, ndërsa ai si kandidat është i dëshmuar për korrektësi, sinqeritet dhe profesionalizëm.
Me këtë rast Pajaziti, ka thënë se MISIONI I RI dhe Fondi i Punësimit janë program i PDK-së për katër vitet e ardhshme, që në fokus kanë qytetarin dhe zhvillimin e vendit, ndërtimin dhe integrimin në strukturat Euro – Atlantike.
“Kryeministri Thaçi gjithnjë kur ka premtuar edhe i ka realizuar premtimet, prandaj edhe ky premtim i kryeministrit është lehtë i realizueshëm, sepse këtë e ndihmojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, bizneset, bujqit, studentët, e kush jo, ngase është për të gjithë qytetarët dhe nga ky MISION do të krijohen 200 mijë vende të reja të punës, 1.5 miliard euro investime dhe vetëm në sektorin e bujqësisë do të kemi investime prej mbi 500 milion euro. Ndihma për realizimin e këtij programi pra vjen nga jut ë gjithë. Ngritja e pagave është një vendim i kryeministrit që të ketë rritje të meritueshme për çdo vitë”, ka thënë Pajaziti duke kërkuar mbështetjen që për katër vitet e ardhshme Gjilani dhe qytetarët e saj të kenë zërin e tyre në Kuvendin e Kosovës dh eta prekin qeverisjen e vendit 24 orë në ditë dhe për çdo ditë deri në vitin 2018.
Ndryshe, Pajaziti gjatë ditës së sotme është takuar me një pjesë të madhe të qytetarëve në lagje të ndryshme, në fshatra e kudo tjetër. Ai kërkohet nga çdo cep i Kosovës që të bashkëbisedohet me te, duke e informuar për mbështetjen. Ai ka prezantuar programin e PDK – së si rrugën më të mirë për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare, gjë të cilën e kanë konfirmuar përmes mbështetjes mësimdhënësit duke u shprehur se zëri i tyre do të shprehet përmes votës më tetë qershor, duke e votuar vetëveten a ajo është PDK dhe kryeministri Thaçi.
/ e sponsorizuar/