DYLON

PDK: Marre është me qenë i Arbërisë dhe mos t’a përkrahësh lagjën bastion të PDK- së

Avatar photo Redaksia

“Këtë po e dëshmoni qytetarë të Arbërisë. Ju keni qenë besnik që nga dita e parë e themelimit të PDK- së dhe ju ftoj që të bashkëudhëtojmë drejt misionit të ri” tha Sami Hoxha.

“Të nderuar, ju falenderoj që sot jeni me ne, ju falenderoj që po e përkrahni misionin e ri. Është emocion të jem para jush, nga kjo pjesë që më avanson në çdo zgjedhje dhe që është 90% PDK. Ne jemi bashkë gjithmonë, udhëtojmë bashkë drejt misionit të ri dhe realizimit të saj” u shpreh Zenun Pajaziti

EkoHigjiena

Labinotë Murtezi tha se ” në përjashtim nga të gjithë, unë jam rritur në kte lagje, në kte vend ku çdo herë ju konsideroj familjarë të mij. Nuk e kam problem me fol por më mungojnë fjalitë të cilat sot kam emocion të shprehem. Sepse jam në shkollën ku unë kam mësu shkronjat e para”.

“Ju na keni përkrahur gjithmonë. Ju i keni ndihmuar mbarëvajtjës së proqeseve për shtetëndërtimin me votë për PDK- në. Ju keni votuar më të mirin dhe ju ftoj të festojmë me 8 qershorë në qytetin tonë të mirë, i cili kësaj here nuk do të na zë” tha Salihe Mustafa.

Qemajl Mustafa tha që ” nëse kam kriju bashkë me ju diqka të mirë për komunën, është meritore. Ne sot jemi para militantëve të PDK- së. Militantëve që gjithmonë i ndejtën besnik mua dhe PDK- së. Ne fitorën e madhe do ta bëjmë me 8 qershorë. Ne jemi ata që i bashkojmë energjitë, ne jemi ata që guxojmë me bashkë liderin tonë z. Hashim Thaçin”.

Florina Zymberi tha se ” ky tubim sot më motivon më shumë se asnjëherë. Ju me masovitetin tuaj më jepni motivin që të vazhdoj me punën e palodhëshme. Unë ju falenderoj për përgjegjësinë që po i jepni PDK- së dhe mua”.

Sabedin Kadriu tha se ” sot është një ditë e veqant. Ne si kandidatë edhe më shumë po ndjehemi fitues me përkrahjën tuaj. Misioni i ri është i juaji dhe s’ka se si mos të përkrahet. Është projekt i veçant dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim”.

e sponsorizuar

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.