DYLON

PDK: Mandati për formimin e Qeverisë i takon fituesit

Avatar photo Redaksia

Përmes një komunikate për medie, ​Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart gjithë procesin e zgjedhjeve të përgjithshmë për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe përgëzon qytetarët dhe institucionet përgjegjëse për arritjen e standardeve më të larta demokratike.

Në lidhje me deklarimet e sotme të disa partive politike për formimin e koalicionit te ardhshëm qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton shumë qartë se mandati për formimin e Qeverisë i takon fituesit të zgjedhjeve, në këtë rast Partisë Demokratike të Kosovës.

EkoHigjiena

Mandati për formimin e Qeverisë buron nga vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët i dhanë Partisë Demokratike të Kosovës besimin për të vazhduar udhëheqjen e Qeverisë dhe për të zbatuar Misionin e Ri për Kosovën, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Ne i bëjmë ftesë të gjithëve që të përmbahen nga tendenca për të shkelur verdiktin demokratik të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët me votën e tyre sovrane kane shprehur qartë vullnetin e tyre politik dhe qytetar për katër vitet e ardhshme.

Partia Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët që të kenë besim të plotë në institucionet përgjegjëse dhe në proceset ligjore dhe kushtetuese, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.