/2L ONLINE/ – “Vërtetë është për keqardhje gjendja e rëndë në të cilën ka ardhur dhe po kalon kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Është e dhimbshme kur sheh Lutën duke vuajtur nga halucinacionet, sidomos ditëve të fundit është bërë shqetësuese sjellja e tij dhe efektet që po i shkakton ky problem serioz i tij.
Pas ngjarjeve të ditës së djeshme, ku disa persona kanë shpuar gomat e disa veturave zyrtare të komunës së Gjilanit, kanë reaguar dega e LDK-së, kryetari Lutfi Haziri si dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, të cilët vërshuan me akuza të njëpasnjëshme ndaj aktivistëve të Lëvizjes së Vetëvendosjes, për këtë veprim të tyre.
Po ashtu Policia e Kosovës në Gjilan përmes komunikatës për media ka konfirmuar akuzat e Lutës, se janë disa aktivist të VV të cilët kanë kryer këto veprime. Mirëpo në mbrëmje zëdhënësi i Policisë së Kosovës, pas presioneve të Lutfi Hazirit, e ndërron vlerësimin e kësaj ngjarje duke thënë se ne ende nuk e dijm nëse janë apo jo aktivist të Vetëvendosjes , thuhet në një komunikatë të PDK-së së Gjilanit.
.
E, sipas Riad Rashiti, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së kjo sjellje e turpshme e zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Gjilan, vë në pah edhe një problem tjetër serioz, se si është ndikuar institucioni i PK nga Luta. Kjo edhe nuk është për qudi, sepse të njejtën gjë e ka bërë edhe Prokuria Themelore e Gjilanit. E këto dy institucione janë vënë në shërbim të kryetarit të Gjilanit, i cili ka nevojë për fshehje të krimit, korrupsionit dhe shkeljeve të shumta ligjore që po i bënë qeversja komunale me në krye Lutfi Hazirin.
Akuzat e mëvonshme të Lutfi Hazirit, se PDK-ja qëndron prapa aksionit të bërë dje ndaj veturave zyrtare të komunës, janë të turpshme, të pabazuara dhe pa asnjë fakt dhe argument të vetëm. PDK-ja asnjëherë nuk ka bërë sjellje të tilla ndaj asnjë individi, zyrtari apo ndaj pronës publike të komunës, shprehet Riad Rashiti nga dega e PDK-së.
Kjo sjellje e Lutfi Hazirit shpreh vuajtjen që ka ai nga halucinacionet, një sindromë që nënkupton përceptimin e gabuar të ngjarjeve pa prezencën e informatave, gjatë të cilit personi i prekur nga ky sindrom reagon në mënyra të ndryshme që e dëmtojnë veten e tij, duke manifestuar çrregullime në përceptimin e realitetit, të menduarit, emocionit, të folurit dhe të aktiviteteve fizike.
“Nuk është hera e parë që kryetari i komunës ka dhënë shenja se ka probleme serioze në personalitetin e tij. Shpesh herë Lutfi Haziri nuk është i vetëdijshëm për veprimet dhe deklaratat e tij që i bënë para publikut. Ky devijim i tij, vërehet në shumë aspekte. Ai e ka humbur plotësisht besimin në veten e tij (pas ndërprerjes së faljes së xhumasë që nga fushata zgjedhore) dhe në punën që e bënë ai, si i pari i qytetarëve të Gjilanit. Shpresojm së Luta është duke e trajtuar dhe e menaxhuar gjendjen e tij, sepse duket që është mjaft serioze dhe e cila ka nevojë për kujdes të shtuar”, thotë Rashiti.
Sipas tij, Lutfi Haziri nuk duhet të frikësohet aspak nga Partia Demokratike e Kosovës, por as nga ata të cilët shprehin mendimet dhe vlerësimet për mos punën në qeverisjen komunale. Ai mund të ketë frikësohet nga e kaluara e tij e shëmtuar, shkeljet ligjore, mbështetjen që po ia bënë krimit të organizuar, sepse këto veprime të dëmshme nga ana e tij, nuk do të mund t’ia fshehë as Policia e Kosovës, as Prokuroria Themelore.
Andaj ky frikësim i Lutfi Hazirit dhe humbja e besimit, sigurisht që ka ndikuar në shfaqjen e halucinacioneve dhe vuajtjet që po i shkakton ky sindrom i rrezikshëm.
“I kërkojmë Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore, që të kryejnë punën në mënyrë profesionale dhe mos të jenë në ndikim dhe shërbim të Lutfi Hazirit, si dhe të bëjë identifikimin e individëve që kanë kryer aksionin ndaj veturave zyrtare të komunës dhe ta informojnë me kohë dhe drejtë publikun Gjilanas dhe më gjerë. Ne nuk do të lejojmë që veprimet e dikujt tjetër, ti mveshen Partisë Demokratike të Kosovës, sikurse në kohën e pasluftës kur klanet e LDK-së në Gjilan hedhnin bomba nëpër lagjet e qytetit, duke i qëruar hesapet në mes veti, e që me komunikata ia faturonin PDK-së. Kjo kohë ka kaluar moti, por sindromi i halucinacioneve po ia rikthen ato ngjarje dhe kujtime Lutfi Hazirit, të cilit i dëshirojm sukses dhe këndellje”, thotë Rashiti në emër të PDK-së së Gjilanit. /2L ONLINE/