DYLON

PDK: Luta po i shet grantet e donatorëve të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qeverisja komunale e drejtuar nga Lutfi Haziri, ka filluar ta bëjë edhe shitjen e granteve të donatorëve ndërkombëtar, të cilët ia kanë falur Gjilanit ato investime që janë bërë në interes të ngritjes profesionale në shkollën e mesme të Agrobiznesit, thuhet në Komunikatën e lëshuar nga Dega e PDK-së në Gjilan

Në këtë komunikatë thuhet tutje:

EkoHigjiena

“Investimet e bëra nga programi i shtetit të Danimarkës për mbështetjen e sektorit të Agrokulturës në Kosovë, komuna e Gjilanit ka përfituar grante në vlerë prej mbi një milion euro nga organizata DANIDA, e cila ka ndërtuar shkollën e re të mesme të Agrobiznesit, ngritjen e pemtarisë, ndërtimin e serave dhe të fermës, të pajisura edhe me kabinete e laboratorë për mësim praktik të nxënësve të kësaj shkolle.

Mirëpo Lutfi Haziri ka vendosur që ta mbyll fermën e kësaj shkolle dhe ka shpallur ankand publik për shitjen e 7 viqave dhe të një lope. Pra ai po i shet donacionet e qeverisë së Republikës së Danimarkës. Por sipas informacioneve zyrtare, drerjtoria për Zhvillim Ekonomik ka planifikuar edhe hapa të tjerë ndaj kësaj shkolle profesionale, e cila ka planifikuar që përmes Partneritetit Publiko Privat, të menaxhohen grantet e investuara dhe dhuruar për nxënësit e Gjilanit dhe rajonit.

Këto veprime të palejueshme të qeverisjes Haziri, po i rrezikojnë dhe largojnë donatorët e shumtë që ka pasur Gjilani për vite të tëra dhe në shumë projekte të rëndësishme që kanë investuar në dobi të qytetarëve të komunës dhe Anamoravës.

Nën menaxhimin e Lutës, Gjilani po falimenton, por jo vetëm bizneset private por edhe ndërmarrjet publike si dhe në këtë rast edhe fermën e një shkolle të mesme profesionale, të vetmen që e ka Gjilani dhe që askund tjetër nuk është në Kosovë”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.