/2L ONLINE/ – Sikur Lutfi Haziri-Luta të ishte aq burrë dhe të kishte aq shumë moral politik, do të ishte për lakmi se si ai po e këshillon Ramush Haradinajn dhe të tjerët, që të ruajnë institucionet e Kosovës dhe të ndalin gjuhën e sjelljen denigruese ndaj njëri tjetrit. Lutfi Haziri vetëm kur e ka punën ngusht tregohet “i kulturuar dhe i matur”, përndryshe gjuha e tij e përdorur ndaj rivalëve politik, çdoherë ka qenë fyese, kërcënuese dhe ofenduese.
Kështu thuhet në një reagim të lëshuarn ëemër të Degës së PDK-së së Gjilanit për të vazhduar tutje: “Jo më larg se vitin e kaluar Lutfi Haziri e kishte quajtur Albin Kurtin “Hajn të Pulava” duke e krahasuar me Ahmet Zogun si dhe duke e prekur në moral. Ndërsa kryetari i tij i LDK-së e kishte quajtur atë edhe “gomar”. Po vet Luta dhe bashkëpartiakët e tij para koalicionit PDK-LDK, i etiketonte, akuzonte dhe i quante edhe kriminel udhëheqësit më të lartë të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, ndërsa sot i ledhaton ata.
Reagimi i PDK-së vazhdon tutje duke u thënë se para pak viteve kur Hashim Thaçi e vizitonte Gjilanin, ishte po ky Lutë që ish-Kryeministrin e Republikës së Kosovës e quante “jabanxhi” në vendin e vet, atë dhe ekipin e tij i quante “njërëz me maska” dhe “Hiena”, kur mundohej dhe mendonte se po kërcënonte ish qeverisjen lokale me dhunën e “Ushtarëve të Rugovës” të cilët pasi erdhi në pushtet nuk po i përmend më asnjëherë këta “ushtarë”, i harroi krejt pasi i mashtroi keq ata.
“Jo vetëm gjuhën e fyerjeve, sharjeve e kërcënimeve e përdorë Lutfi Haziri, por tipare të veçanta të karakterit të tij politik janë mashtrimi, shpifjet dhe etiketimet. Fatkeqësisht ai është i paskrubullt në politikë, ditën i fyen dhe i shanë ata, ndërsa natën me të njejtit njerëz darkon, pra ky është morali politik i Lutës”, thuhet n[ reagimin e degës së PDK-së së Gjilanit. /2L ONLINE/