/2L ONLINE/ – “Kryetari i komunës së Gjilanit do të ishte më mirë që të kërcënojë kryeministrin e tij Isa Mustafën, për zvogëlimin prej gjysëm milion euro që ia bëri buxhetit komunal për vitin 2016, se sa të kërcënojë qytetarët për borxhin që kanë ata ndaj komunës. Qytetarët e Gjilanit nuk janë aq të pasur për ta mbushur buxhetin e komunës dhe për të paguar dënimet e Isa Mustafës që po i bënë Gjilanit përmes buxhetit të saj”.
Kështu ëshët shprehur Riad Rashitit nga Dega e PDK-së, sipas të cilit është e papërgjegjshme dhe shqetësuese kjo formë se si një kryetar komune i drejtohet qytetarëve, duke u dhënë ultimatume për shlyerje të borxheve, sidomos në këtë pjesë të vitit (në pragë dimri) kur ata kanë më së shumti vështirësi financiare për të bërë një gjë të tillë.
“Ne e kuptojmë se kryetari i komunës dhe drejtorat e tij nuk i kanë këto vështirësi financiare, sepse janë duke i shfrytëzuar mu paratë e qytetarëve të Gjilanit për të bërë turizëm nëpër vende të ndryshme të botës, nuk ka vikend që nuk shfrytëzohet për turizëm nga zyrtarët komunal e deri te kryetari i komunës. E kuptojmë edhe mospunën e zyrtarëve komunal për të inkasuar borxhet e pashlyera sidomos nga bizneset, e kuptojmë edhe interesin e Lutës që një pjese dhe një numri të madh të bizneseve nuk i shqetëson fare, duke i lejuar edhe ai vet personalisht vërtetime pa i kryer fare obligimet ato biznese. Nuk është e drejtë dhe e moralshme që kryetari i Gjilanit të vizitojë bizneset të cilat kanë mijëra euro borxhe ndaj buxhetit komunal dhe bëjë propagandë politike me to, e në anën tjetër i kërcënon familjet të cilat mezi mbijetojnë në këtë gjendje edhe më të rënduar nga qeverisja e juaj”, ka thënë Rashiti.
Ai tha se dihet mirë sa cilat biznese investojnë dhe fitojnë me miliona euro në ndërtimet pa leje dhe nuk nuk janë duke paguar asnjë euro taksa ndaj buxhetit komunal.
“Kështu nuk qeveriset Gjilani dhe buxheti i saj, duke i lënë të qetë të pasurit e në anën tjetër duke i kërcënuar të varfërit”, ka thënë Riad Rashiti i PDK-së.
Reagimi i tij vije pas ditë më parë kreu i komunës së Gjilanit Lutfi HAziri kishte apeluar të gjithë qytetarët që kanë obligime të pakryera nga janari i vitit 2009 e deri më tash, që përfshinë tatimin në pronë, taksat dhe të hyrat komunale, lejet urbane dhe të hyrat tjera që vijnë nga ndërtimi, t’i kryejnë ato.
“Përndryshe, Komuna do të filloj grumbullimin e mjeteve përmes përmbaruesve privat, duke bllokuar xhirollogaritë bankare në mënyrë që të inkasohen mjetet në këtë formë. Ky është apeli i fundit para të ndërmerren masat tjera”, kishte thënë kryetari HAziri. /2L ONLINE/